8 marsi, deputetet vizitojnë gratë e dënuara në burg! Gjonaj: Kemi kërkuar informacion shtesë për Dan Hutrën

Në prag të 8 marsit, një grup deputetesh vizituan gratë që vuajnë dënimin në burgun e “Ali Demit”, me synim ndihmesën e tyre për t’u integruar pas daljes. Nga aty gratë deputete theksuan edhe njëherë se u është kërkuar informacion institucioneve për rastin “Dan Hutra”, për të kuptuar më shumë mbi të, autor i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.

“Mesazh shumë i mirë që ju jepnim grave të cilat për shkak të rrethanave vuajnë një dënim apo janë në paraburgim dhe me qëllim që në të ardhmen të kemi mundësinë jo vetëm t’i ndihmojmë e mbështesim por edhe për të parë se si mund të zhvillohen disa projekte për rehabilitimin e tyre dhe pas vuajtjes së dënimit. Ne e kemi thënë edhe në secilën gratë deputete, edhe në seancë plenare përveç minutës së heshtjes që iu dedikua kësaj ngjarje shumë të rëndë, shumë tragjike, ne do të ndërmarrim disa nga masat për të kërkuar informacion.

Bushka ka kërkuar nga institucionet përkatëse informacion për të kuptuar se cila ka qenë problematike. Ashtu si ju kemi bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë veprimet pse ky person është liruar në një moment të caktuar apo ka pasur një abuzim”, tha ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Dinamika e ngjarjes, si i ekzekutoi 3 gra Dan Hutra:
Mesditën e së mërkurës së 1 marsit në orën 12:15 duke i dhënë një makine “Benz” të zi me targë AA 531 UK, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit” dhe ka plagosur me thikë ish të dashurën e tij Marjana Gurakuqi. Kjo e fundit nuk denoncoi paraprakisht në polici, çka pasoi edhe vrasjet e pandalura të Hutrës.

Më pas, me nxitim dhe me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra është nisur drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe. Vrasësi i pandalur është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tyre pa menduar se kë merr para. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Masakra ka vijuar edhe më tej. Ky vrasës i rrezikshëm i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Ishte vëllai i saj Vladimir Kurti që sqaroi në një telefonatë nga qelia, ka treguar se ka pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën. Dan Hutra u kap 7 orë pas masakrës në zonën e Landfillit të Sharrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK