TIRANE- Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, Parlamenti i Shqipërisë ka çelur sot dyert me rastin e festës së 8 Marsit për gratë deputete nga të gjithë trevat shqiptare. Për herë të parë deputetet e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, janë bërë bashkë në një seancë të posaçme në Kuvend, duke vënë theksin tek “Sfidat e gruas në mijëvjeçarin e tretë”.
Në fjalën e hapjes së seancës së posaçme, deputetja e PD-së Mesila Doda, u ndal tek arritjet e bëra deri më tani në kuadër të emancipimit, ndërsa theksoi se ka ende punë për të bërë. Ndërkaq, Doda tha se “Parlamenti ynë ka hasur vështirësi në këto 6 muaj. 6 gra kanë dhënë dorëheqjen”.
"Së bashku me grupinim e aleancës së deputeteve shqiptare kemi vendosur të kemi një seancë plenare ndryshe. Papabarazinë ne e lindim dhe shpesh e rrisim vetë. Shumë prej nesh janë nëna të vajzave që sot duhet t'i mësojmë që t'i japim kurajo atyre në një botë të padrejtë. Sot ne kemi në dorë të bëjmë diccka për to. Ne mund të nisim lëvizjen e gruas shqiptare dhe mund të startojmë një forum të ri të përbashkët të gruas", tha Doda.
Ndërsa Zëvendës kryeministrja e Kosovës, vuri theksin në rëndësinë emancipimit të figurës së gruar dhe rritjes së përfaqësimit të saj në jetën politike e shoqërore të vendit.
“Sot gratë kanë arritur disa nga qëllimet, jemi në qeveri, parlament, organizata joqeveritare. Por këto nuk janë të mjaftueshme, ka ende shumë punë për të bërë. Dhe duhet të ndodhin shumë transformime demokratike, në mënyrë që pozita e gruas të shkojë aty ku duhet. Potenciali i grave nuk është ende i shfrytëzuar si duhet, kemi shumë për të dhënë. Fuqizimi i kombit shqiptar dhe grave duhet të shkojnë paralelisht ”, tha Edita Tahiri.
Në këtë aktivitet që është organizuar nga "Aleanca e Grave Deputete", e drejtuar nga demokratja Mesila Doda, marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër janë parlamentaret e Kuvendit të Shqipërisë.
Me rastin e festës së gruas janë parashikuar edhe aktivitete të tjera pas kësaj seance, si pjesëmarrja në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Aleanca e Grave Deputete ku marrin pjesë parlamentaret e PS-së, PD-së dhe LSI-së u konstituua në tetor të vitit që shkoi.
ORA 12:20 ALBUENA HAXHIU: MARSI DUHET TË KTHEHET NË NJË MOMENT REFLEKTIMI
Albuena Haxhiu, deputetja e “Vetëvendosjes”, tha se 8 Marsi duhet të kthehet në një moment reflektimi. Ndërsa shtoi se gjendja e gruas në shoqëri duhet të kthehet në një temë diskutimi.
“Më 8 Mars jemi mësuar të shohim festime. Ka ardhur koha që 8 Marsi të kthehet në moment reflektimi, duhet ta kthejmë në diskutim për gjendjen e gruas në shoqëri. Mungesa e grave dhe vajzave në çështjet publike janë dy. Sistemi i trashëguar patriark dhe mungesa e mjeteve baze për mbijetesë do të thotë dhunë, gratë ballafaqohen me frikë nga ndarja e fëmijëve, hakmarrja. Kosova nuk vuan nga mos pasja e ligjeve, zbatimi i tyre kërkon vullnet.
Përjashtimi i grave nga çdo lloj mirënjohje është tregues i dhunës që do të vij ndaj tyre. Gratë në politikë shpeshherë përpiqen të kopjojnë modelet e burrave. Angazhimi për barazi kërkon që të mos mbyllim sytë nëse kemi shtypje”, tha Albuena Haxhiu.
ORA 12:00 DONIKA KADAJ-BUJUPI: DUHET TË NGREMË ZËRIN DHE TË MOS HESHTIM
Deputetja e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi tha se në tashmë gruaja shqiptare e ka kaluar kohën kur vuante izolim dhe dhunë, dhe janë bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Ndërsa shtoi se ka ende shumë sfida që duhet përballuar në këtë drejtim.
“Zhvillimi i shoqërisë njerëzore ka krijuar një komunikim cilësor. Padituria ka forma të shumta dhe të gjitha janë të rrezikshme. Gruaja shqiptare ka kaluar kohën kur vuante izolim dhunë. Na gëzon fakti se kemi ca të numërojmë. Ne kemi ëndërruar dhe kemi shumë sfida. Ne duhet të mësojmë vajzat tona atë që ne mësuan nga gjyshet tona. Gratë duhet të jenë të lira nga besëtytnitë dhe tradita. Tani flasim për rolin e saj në shoqëri. Shteti i Kosovës ka nxjerrë ligje që forcojnë rolin dhe pozitën e gruas. Le të rrisim besim kur vjen nga dashuria, ta ruajmë raportin gjinor se nga kjo do krijohen breza më të mirë. Na është dashur kohë të ngremë zërin tonë, le të mos heshtim asnjëherë”, tha deputetja e Kosovës.
ORA 11:45 MIMI KODHELI: TË GJITHË DUHET TË REAGOJMË NDAJ DHUNËS
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha se duhet të vihet theksi në luftën ndaj dhunë në familje, si dhe në rritjen e përfaqësimit të gruas në shoqëri. Kodheli tha se qeveria Rama-Meta ka numrin më të madh të grave në ekzekutiv, si dhe deputeteve në parlament.
“Shumëkush e percepton këtë ditë si ditë feste e ca si ditë kërkesë pavarësisht nga këndvështrimi. Ndërsa po mundohesha të hidhja dy rreshta, shikoja komentet në disa rrjete sociale, dhe është për të ardhur keq se kur shikon se pas disa pseudonimesh në disa komente që bëjnë shumë burra shqiptarë i shohin gratë si të paafta për të bërë diçka. Ata shpesh sillen si në përrallën e dhelprës së Ezopit. Ata janë të paaftë për të reaguar ndaj dhunës. Kur flas për dhunë shpesh herë ajo e padukshmja është më e keqe dhe më e vështirë për t’u luftuar.
Kjo ndodh rëndom në nivelet e politikës. Ka burra dhe gra që mendojnë ndryshe dhe veprojnë ndryshe. Këtë e ka treguar qeveria e sotme që ka numrin më të madh të grave në historinë e vendit. Më vjen keq që kjo nuk po përmendet. Unë kërkoj një duartrokitje për të gjitha zonjat që kanë qenë pjesë e kësaj salle dhe kanë bërë beteja në këtë parlament”, tha Kodheli.
ORA 11:30 MAJLINDA BREGU: NDRYSHIMIN E BËN ÇDO GRUA
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu në fjalën e saj u shpreh se ndryshimi në shoqëri në të mirë të emancipimit të figurës së gruas, mund të bëhet nga çdo grua. Ndërsa tha se duhet të luftohet dhuna ndaj gruas.
“Shoqëritë tona nuk kanë qenë asnjëherë liberale dhe demokratike me gratë. Grave i është dashur të kalisin vetëbesimin e tyre. Ndryshimin e bën çdo grua e cila ka vendosur ti kushtohet karrierës së saj por edhe çdo grua që ka mundësi të zgjedhë familjen, por dhe çdo grua që nuk ka mundësi të zgjedhë asnjërën nga këto.
Ne jemi këtu për të gjitha ato zonja që nuk kanë mundësi të zgjedhin vetë.
Njëra nga arsyet që i lë gratë jashtë vendimmarrjes është stereotipi mashkullor për to. Besoj që ne dhe të gjitha gratë duhet të jenë të drejta me veten dhe të luftojnë të gjitha problemet. Disa gra në këtë parlament janë zëvendësuar nga kolegët e tyre meshkuj dhe kjo është një dhunë e fshehur ndaj grave. Sot në rrugë para kryeministrisë gratë janë në protestë. Nga administratën shqiptare janë larguar nga puna 5mijë njerëz ku shumë prej tyre janë gra.
Nënë Tereza ka thënë “mund të bësh mirë çdo ditë dhe mund të të akuzojnë se ke një qëllim të dytë pas kësaj, por ti vazhdo të bësh mirë çdo ditë”, tha Bregu.
Lajmi fillimisht u publikua më 7.03.2014, ora 16:00.
Redaksia Online
(el.sk/a.k/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

'Gulf' ofron 10 litra karburant falas për gratë shofere