8 Marsi, Kim flet për sfidat që po përballen gratë dhe Evropa: Situatë kritike! Por bashkimi bën fuqinë, jemi krenar për aleancën me Shqipërinë

Duke marrë spunto nga pushtimi rus në Ukrainë që e ka vënë Evropën në një situatë kritike, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në kudër të ditës së grave, foli sot për sfidat që po përballen jo vetëm gratë, por i gjithë Perëndimi. Duke folur për fuqizimin e grave në sektorët e mbrojtjes, Kim së bashku me Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou dhe ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshi. Kim tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera si ne dikohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike.

 “Siguria në Evropë nuk është vetëm tek gratë, i përfshin por nuk është vetëm për ato. Ne duam të jetojmë në një botë ku shtetet më të mëdha mund t’i diktojnë rrugën e duhur shteteve  të vogla.

A duam të jetojmë në një botë që të privohet liria e njeriut? S’është bota që unë dua të jetoj, por as ju. Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën. Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë. S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratik dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës. Dhe duam t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë’.”- tha Kim, teksa ndau citimin e heroit tonë kombëtar në shqip.

Një ekip i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit,  së bashku me gra dhe vajza të Forcave të Armatosura të Shqipërisë organizuan në Tiranë Forumin “Sfidat e sigurisë në Evropë-Gratë, paqja dhe siguria”. Synimi i këtij aktiviteti që mbahet edhe me rastin e festës së gruas është fuqizimi i rolit të grave ushtarake, si pjesë e Forcave të Armatosura. Në forumin, që shërbeu edhe si një trajnim për gratë ushtarake për çështje që lidhen me sigurinë e paqen, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falenderoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Z.Peleshi theksoi përparimin që është bërë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në ushtri.

“Sfidat e sigurisë janë bërë më të mprehta, për më tepër për një rajon si rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor, i cili është një rajon ende i brishtë. Kemi një direktivë të OKB për barazinë gjinore, mbi të cilën në 2022 ne hartuam edhe Planin e barazisë gjinore në cështjet e sigurisë dhe të mbrojtjen për një periudhë 10-vjecare. Ne kemi bërë një progres të rëndësishëm në aspektin e dokumentave, sepse deri në 2022 ne kemi patur një kufizim që tanimë duket absurd dhe i tillë ka qenë, pra në Forcat e Armatosura nuk duhet të kishte më shumë se 15 % gra. Tani ky kufizim është hequr. Në planin tonë nuk ka kufizim. Kemi rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në FA, rritje të titullimit të oficereve të reja, të rritjes së numrit të grave e vajzave në sektorët shumë prioritarë siç është siguria kibernetike, ku 50% janë gra dhe vajza”, u shpreh ministri Peleshi.

E pranishme në forum ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi Shqipërinë si aleate të denjë të SHBA. “Për ne, për SHBA është një parim i qartë. Ne duam të jemi bashkë me vendet e tjera që besojnë si ne, që fëmijët tanë duhet të jetojnë në një botë të lirë, të hapur, të sigurt dhe që përparon. Dhe për ne nuk ka një aleat më të mirë se sa Shqipëria. Ne jemi krenarë t’ju kemi aleatë në NATO. Ne jemi krenarë të shohim përparimin tuaj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ambasadorja Kim. Duke kujtuar thënien e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skërnderbeu “Bashkimi bën fuqinë”, ambasadorja tha se Shqipëria dhe SHBA duhet të qëndrojnë së bashku dhe ky është një komponent kyç në përballimin e sfidave të sigurisë në të gjithë botën.

Ndërsa Komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral Brigade Lisa Hou foli për sfidat e sigurisë në Evropë që vijnë jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas saj, shumë shtete po përballen sot me sfida në sigurinë kibernetike, ndaj edhe vuri theksin në forcimin e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të NATO-s.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 08/03/2023 11:04

    Hahahaha na shkriu kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia