TIRANË - Me rastin e 8 Marsit Shqiptarja.com po transmeton edhe një mesazh sensibilizues per arsimimin e vajzave dhe luftën kundër dhunës brenda familjes.
Një mesazh i vetëm i përcjellë përmes 35 vajzave dhe grave, mes tyre figura të njohura të politikes si zëvendesministrja Nora Malaj, deputetja demokrate Jorida Tabaku, aktorja Ema Andrea, regjisorja Suela Bako, këngëtarja Anxhela Peristeri, dhe disa gazetarë.
Një ide e realizuar nga gazetarja e A1 Report Erjona Rusi që vjen në këtë 8 Mars për të theksuar rëndësinë që ka arsimimi i vajzave për t’i mundësuar atyre të jenë nesër gra të afta për t’u përballur me sfidat e jetës dhe për të evituar të shndërrohen në viktima të dhunës brenda familjes.
Ne fakt fenomeni i braktisjes së shkollës është i njohur në shumë vende të zhvilluara sot. Ndërsa në Shqipëri sipas shifrave të INSTAT numërohen mbi 40 mijë vajza të moshave nga 6 deri në 15 vjeçe të cilat nuk janë në shkollë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com