8 Marsi, vajzat dhe gratë në Durrës zgjedhin të festojnë! Protestë nga studentet nga Parisi: E zgjodhëm Shqipërinë sepe në çdo tre javë një grua vritet nga burri

 

Vajzat dhe gratë e Durrësit e kanë konsideruar 8 marsin si një ditë feste edhe këtë vit, ndërkohë që një grup vajzash të huaja kanë zgjedhur të marshojnë në formë proteste për të drejtat e tyre.

“Këtë 8 Mars mos të festojnë, të dalin të protestojmë, të marshojmë, të kërkojmë të drejtat tona, të rrisim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, por edhe burrave e djemve që duhet të ngrihemi dhe të kërkojmë respektimin e grave dhe vajzave”, – tha psikologia Rosela Kasa, nga Shoqata Gender, Paqe e Siguri.

Pavarësisht se Durrësi renditet ndër qytetet me shifrat më të larta të dhunës në familje, pjesëmarrja e grave dhe vajzave në marshim linte shumë për të dëshiruar.

“Statistikat e qytetit të Durrësit për dhunën ndaj gruas vazhdojnë të mbeten tronditëse. Në komisariatin e policisë Durrësit vitin e shkuar janë regjistruar 882 raste të dhunës në familje, ndërsa në 2 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 125 raste”,- bëri të ditur për mediat avokatja Erisilda Shpata.

Protestës iu bashkuan edhe disa studente të huaja nga universitetet e Parisit, të shqetësuara nga shifrat tronditëse të vrasjes së grave dhe vajzave në vendin tonë.

“Ne zgjodhëm Shqipërinë, sepse sipas Institutit të Statistikave në çdo tre javë një grua vritet nga burri, ish-partneri apo ndonjë familjar. Këto shifra janë shqetësuese, sepse çdo vit ato rriten, nuk ulen”,– tha Oleksandra Shevchenko, studente, e cila theksoi se gratë duhet të ndërgjegjësohen për të ngritur zërin fort për të drejtat e tyre.


Lajmi kryesor:

8 marsi/ Gratë dhe vajzat protestë në Tiranë, Durrës e Elbasan: S’duam lule, por drejtësi! Shteti ka dështuar në ndaljen e dhunuesve dhe vrasësve


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?