8 marsi/ Gratë dhe vajzat protestë në Tiranë, Durrës e Elbasan: S’duam lule, por drejtësi! Shteti ka dështuar në ndaljen e dhunuesve dhe vrasësve

TIRANË- Gratë dhe vajzat në Tiranë nuk pritën vetëm dhurata e buqeta me lule në këtë 8 Mars, por zgjodhën të dalin në shesh për të marshuar për të drejtat e tyre. Dhjetëra këpucë të kuqe, për të dytin vit radhazi, u vendosën në sheshin “Nënë Tereza”, si protestë dhe kujtim i të gjitha grave që kanë humbur jetën prej dhunës.

Me pankartat në duar, ‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, gratë e LDGSH dhe aktiviste të shoqërisë civile kanë protestuar para kryeministrisë dhe në 'Sheshin Nënë Tereza', ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, gratë dhe vajzat e LDGSH marshuan nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pak më pas, një protestë u mbajt edhe nga gratë e shoqërisë civile, një manifestim në këtë 8 mars për të kërkuar më shumë të drejta e mbështetje nga qeveria. Gratë njëzëri thanë se sistemi i drejtësisë ka dështuar t'i mbrojë ato nga vrasësit. 

"Po na i marrin të dashurat tona, edhe pse vrasjet e tyre janë të paralajmëruar për shtetin, policinë  e gjykatat. Jemi lodhur duke jetuar në një shoqëri ku caktua nuk janë të sigurta, sistemi ligjor ka dështuar të na mbrojë", tha një protestuese.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi tre gra të pafajshme, Mevlute Hysa, Hasime Dafku dhe Etleva Kurti u vranë nga Dan Hutra, i cili i qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe plagosi dy gra të tjera. Në protestë u kërkua drejtësi edhe për vdekjen e 22-vjeçares Joy Ayoko, vrasja e së cilës është ende pa autor. ‘Vrasësi i saj është ende i lirë’ thanë protestueset, ndërsa kërkuan që drejtësia të vihet në vend për të renë e cila u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës së saj në Tiranë.

"Drejtësi për Joy. Vrasësi i saj endet i lirë nëpër rrugë", tha Xheni Karaj.

Gratë marshuan nga Sheshi ‘Nënë Tereza’, u ndalën para Kryeministrisë, para Bashkisë së Tiranës dhe më pas në Ministrinë e Drejtësisë, ku kërkuan që të hiqet gjykimi i shkurtuar për veprën penale të dhunës në familje. Protestë pati edhe në Durrës dhe Elbasan. 

Gjatë vitit 2022 e deri më 8 mars 2023 në vendin tonë vrarë 12 gra. Vetëm në vitin 2022 janë dhunuar 3.676 vajza dhe gra, prej tyre 2.206 kanë përfituar urdhër mbrojtjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
8 Marsi, vajzat dhe gratë në Durrës zgjedhin të festojnë! Protestë nga studentet nga Parisi: E zgjodhëm Shqipërinë sepe në çdo tre javë një grua vritet nga burri

 

Vajzat dhe gratë e Durrësit e kanë konsideruar 8 marsin si një ditë feste edhe këtë vit, ndërkohë që një grup vajzash të huaja kanë zgjedhur të marshojnë në formë proteste për të drejtat e tyre.

“Këtë 8 Mars mos të festojnë, të dalin të protestojmë, të marshojmë, të kërkojmë të drejtat tona, të rrisim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, por edhe burrave e djemve që duhet të ngrihemi dhe të kërkojmë respektimin e grave dhe vajzave”, – tha psikologia Rosela Kasa, nga Shoqata Gender, Paqe e Siguri.

Pavarësisht se Durrësi renditet ndër qytetet me shifrat më të larta të dhunës në familje, pjesëmarrja e grave dhe vajzave në marshim linte shumë për të dëshiruar.

“Statistikat e qytetit të Durrësit për dhunën ndaj gruas vazhdojnë të mbeten tronditëse. Në komisariatin e policisë Durrësit vitin e shkuar janë regjistruar 882 raste të dhunës në familje, ndërsa në 2 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 125 raste”,- bëri të ditur për mediat avokatja Erisilda Shpata.

Protestës iu bashkuan edhe disa studente të huaja nga universitetet e Parisit, të shqetësuara nga shifrat tronditëse të vrasjes së grave dhe vajzave në vendin tonë.

“Ne zgjodhëm Shqipërinë, sepse sipas Institutit të Statistikave në çdo tre javë një grua vritet nga burri, ish-partneri apo ndonjë familjar. Këto shifra janë shqetësuese, sepse çdo vit ato rriten, nuk ulen”,– tha Oleksandra Shevchenko, studente, e cila theksoi se gratë duhet të ndërgjegjësohen për të ngritur zërin fort për të drejtat e tyre.

Ora 14:34
8 Marsi, gratë dhe vajzat në Elbasan marshojnë kundër dhunës: Politika dhe media të kenë kujdes me mesazhet

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra dhe vajza kanë zhvilluar një marshim në Bulevardin e qytetit kundër dhunës me bazë gjinore. Mesatarisht 3 gra denoncojnë çdo ditë dhunën në qarkun e Elbasanit.

Përfaqësuesja e Forumit të Gruas në një prononcim për Report Tv e vë theksin tek dy momente, dhuna që frymëzon politika dhe trajtimi që i bën media nëpërmjet programeve të ndryshme.

“Sot është 8 marsi, Forumi i Gruas del në rrugë dhe nuk shkon në lokale për ta festuar. Në Qarkun e Elbasanit dhuna është duke u rritur në shifra të frikshme. Të gjithë bashkë duhet ta luftojmë këtë fenomen. Politika dhe media po gjenerojnë dhunën”, tha ajo

Adelina Kaleci është një nënë e cila ka përjetuar dhunën e bashkëshortit të saj. Ajo ndan me ne episode  të dhunës  dhe mos reagimin në kohë të institucioneve që kanë për detyrë ti mbrojnë gratë e dhunuara si ajo. Edhe Kimete Salli ka përjetuar nën lëkurë dhunën barbare të ish bashkëshortit. Shprehet e frikësuar se cfarë do të ndodh me të dhe fëmijën pasi ish bashkëshorti do të lërë qelinë.

Sakaq aktiviteti sensibilizues ne Elbasan pas përcjelljes së mesazheve në qendër vijoi me marshimin  në bulevardin “Aqif Pasha” dhe u përmbyll pranë murales dedikuar dhunës ndaj grave.

Ora 12:54
Aktivistet në protestë për 8 mars: Sistemi i drejtësisë ka dështuar për të mbrojtur gratë nga vrasja

 

Aktivistet kanë mbajtur sot një protestë për 8 mars, ku kanë kërkuar më shumë të drejta për vajzat dhe gratë. Ato thonë se sistemi i drejtësisë ka dështuar për të mbrojtur gratë nga vrasjet, teksa përmendën rastin e fundit që Dan Hutra vrau tre gra.

“E kemi çdo ditë kryengritje ndaj dhunës, grat e Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastër, Elbasanit, Kamzës, rezistojnë dhe vazhdojnë përditë ngrijnë krye ndaj dhunës, nga kuzhina deri në dhomën e gjumit, nëpër rrugë, nëpër shkollë, nga shtëpia e babës  e deri në shtëpinë e burrit. Po na i marrin të dashurat tona, edhe pse vrasjet e tyre janë të paralajmëruar për shtetin, policinë  e gjykatat. Jemi lodhur duke jetuar në një shoqëri ku caktua nuk janë të sigurta, sistemi ligjor ka dështuar të na mbrojë, Sot ne qëndrojmë në solidaritet duke i kthyer sytë nga vetja, njëra tjetra, ekzistenca e të ciklave e mban shtetin në këmbë, e shoqërinë në lëvizje. Sot në këtë 8 mars e bërtasim zemëratën tonë në rrugë  e përballë çdo strukture shoqërore për të marrë veprime konkrete për mbrojtjen e grave. Kërkojmë drejtësi për gratë e vrara, rishikim të kodit penal, më shumë strehimore shtetërore, shërbime këshillimi dhe ligjore falas”, tha një vajzë nga Kolektivi feminist.

“Drejtësi për Ayo. Vrasësi i saj endet i lirë nëpër rrugë. Zemërimi im mban emrin e të gjitha grave punëtore që skllavërohen në fasoneri, zemërimi im mban emrin e grave me aftësi të kufizuara që marrin ndihmë ekonomike qesharake, që s’iu del as për të mbijetuar që janë të ngujuara në shtëpi për shkak të mungesës së infrastrukturës, zemërimi im mban emrin egrave lesbike, biseksuale që u mohohet njohja ligjore, e drejta për të dashuruar dhe jetuar me dinjitet, zemërimi i mban emrin e çdo vajze që rritet me idenë se është pronë  e burrit, babës  e më pas e vëllait,. Sot nuk jam vetëm unë të zemëruara, sot jemi të gjitha të zemëruara dhe kur jemi të gjitha bashkë zemërimi ynë kthehet në forcë”, tha Xheni Karaj.

Ora 11:24
FOTOT/ Detaji i veçantë, protestueset para kryeministrisë u dhurojnë efektiveve mimoza për 8 mars

 

Para kryeministrisë po zhvillohet një protestë për 8 mars, ndërsa një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen. Ndonëse një protestë paqësore, për mbarëvajtjen e saj ishin caktuar vetëm efektive gra, ndërkohë që protestueset iu kanë dhuruar nga një degë mimozë për 8 mars.

Ora 11:09
‘S’duam lule, duam të drejta’, gratë e Rithemelimit protestë para Kryeministrisë për 8 mars

 

‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, me këto pankarta në duar gratë e LDGSH kanë protestuar këtë 8 mars për më shumë të drejta për gratë.

"Sot jemi pozicionuar para Ministrisë së Brendshme për të shprehur revoltën tonë në këtë të shënuar si dita e gruas dhe këtu jemi për t’i thënë STOP dhunës ndaj grave. Për të thënë boll bërjes palë me dhunuesin nga Policia e Shtetit, nga i gjithë shteti në fuqi. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit, por jo vetëm sesi dhunues dhe vrasës të grave, të nënave, të vajzave shqiptare janë liruar në mënyrë antiligjore nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata. Jemi këtu për t’i bërë thirrje STOP ngritjes dorë ndaj vajzës, gruas, ndaj nënës dhe motrës, sepse nëse ne vrasim gruan ne vrasim jetën.

Jemi këtu për t’i bërë thirrje edhe Policisë së Shtetit të pozicionohet gjithmonë në krah të grave dhe vajzave të dhunuara. Jemi dëshmitarë për shumë herë që jo vetëm që nuk iu është hapur dera për t’u mbrojtur nga Policia Shtetit, e cila këtë detyrë ka, por janë bërë palë me dhunuesin, duke i nxjerrë jashtë komisariateve dhe duke i përzënë që në fund të fundit, ajo ka gjetur vdekjen nga ai dhunuesi që është bërë palë me Policinë e Shtetit. Përpos gjithë këtyre ngjarjeve  makabre që kanë ndodhur, unë dua të kujtoj dhe të shpreh ngushëllimin me të gjitha koleget e mia demokrate, për ato tri vajza dhe nëna që u vranë vetëm një javë më parë nga një dorë vrastare, ku emrin, identitetin dhe karakterin e tij e dinte edhe Policia e Shtetit, edhe Prokuroria, edhe Gjykata. Edhe ne kemi arritur në pikën që Policia e Shtetit sot nuk parandalon dhunën, vrasjen, por është kthyer në një mbledhje të gëzhojave.

Në disa raste policia është kthyer edhe në një vrasëse reale e vajzave dhe e grave shqiptare. Nga ana tjetër nga ky moment dua të shpreh ngushëllimet edhe pë rnjë vajzë nga Kenia. Kishte ardhur në territorin shqiptar për të punuar, dhe ky është turpi më i madh që ne jo vetëm që nuk e ruajtëm atë vajzë, por Ministria e Brendshme me minstrin dhëndër të Edi Ramës, së bashku me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit e fshehën ngjarjen në mënyën më të pamoralshme. Sot vajza e ndjerë Joy nga bota e përtejme kërkon drejtësi nga ajo drejtësia e munguar që për katër muaj nuk u bë asnjë ekspertizë dhe nuk u morën asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Nga ky moment unë do të kërkoja drejtësi për Joy-n, sepse është qartazi që është një vrasje shtetërore për sa kohë e mbron Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por kërkoj drejtësi për të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara. Ne sot më shumë se kurrë duhet të ngrihemi dhe duhet t’i them STOP dhunës ndaj asaj krijese e cila krijon jetën", tha Adriana Kalaja. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 09/03/2023 09:43

    ZOÇKA!!!!..TE DREJTAT QE I KA DHENE NATYRA I GEZOJNE I TERE NJEREZIMI....DESHIRONI I ÇIK TE DREJTA QE I ÇPIK NJERZIMI....JA DO JU KISHA DHENE TE DREJTA TE BARABARTA:...DO TE MERNI PJESE NE LUFTRA SE BASHKU ME MESHKUJT....DO TE BENI PUNE NE KANALE 9m THELLESI SE BASHKE ME MESHKUJT....DO TE MERNI PJESE NE GARAT SPORTIVE SE BASHKE ME MESHKUT SI PSH: BOKS VRAP FUTBOLL RAHJE ETJ....

    Përgjigju
  • GOLI: 09/03/2023 09:37

    ZOÇKA!!!!..TE DREJTAT QE I KA DHENE NATYRA I GEZOJNE I TERE NJEREZIMI....DESHIRONI I ÇIK TE DREJTA QE I ÇPIK NJERZIMI....JA DO JU KISHA DHENE TE DREJTA TE BARABARTA:...DO TE MERNI PJESE NE LUFTRA NE BARAZI ME MESHKUJT....DO TE BENI PUNE NE KANALE 9m THELLESI NE BARAZI ME MESHKUJT....DO TE MERNI PJESE NE GARAT SPORTIVE NE BARAZI ME MESHKUT SI PSH: BOKS VRAP FUTBOLL RAHJE ETJ....DO TE JA DILINI I ÇIK BASHKE ME MESHKUJT?

    Përgjigju
  • eda: 08/03/2023 14:55

    prisni se do ju jape drejtesi edi rama me sali berishen......

    Përgjigju
  • Tirona: 08/03/2023 14:25

    Edhe nje proteste qe bejne , e bejne ne vendin e gabuar . Vendi i kesaj proteste eshte perballe Prokurorise , Gjykatave dhe prane vendeve te punes nese e shohin veten te diskriminuar nga punedhenesit ……

    Përgjigju
  • Linda: 08/03/2023 13:04

    Gezuar 8 Marsin! Respekt te vecant dhe nje zgjidhje sa me e drejt dhe e ndershme ne forcimin e ligjit ne mbrojtje te te drejtave te grave dhe vajzave ne vendin tone!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/03/2023 13:51

      Pika shiqeris civile ,oj gra ne 8 mars grate e amerikes pritestuan per te drejtat e tyre ne vendin e punes ,o pika qe sju bie ,skeni faj keshtu u thote sala dhe ju beni se ne kohen e sales kerciste ahengu dhe ju vallezonit per koker te qejfit .ju ngateroni kekun me byrekun , o pika ,pika cfar mentaliteti keni .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh