8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me familjen e Miranda Shelqizit

Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare. 

Veliaj tha se gruaja është ajo që e mban shtëpinë dhe nuk lë asnjë punë të pa mbaruar.

“Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”, u shpreh ai. 

Veliaj tha se gratë janë më inkurajuese dhe i mbështesin punët e mira dhe të bukura.

“Më kujtohet historia e këndit të lodrave te Liqeni: burrat duke u kacafytur, kurse gratë thonin: ‘Prit, t’i lëmë ta bëjnë njëherë, të na e tregojnë, dhe në qoftë se është diçka e dobishme për fëmijët, t’i nxisim të bëjnë edhe më shumë’. E kam hasur gjithmonë, që nga dita e parë e punës deri sot, se gratë kanë më shumë besim, e mbështesin më shpejt të bukurën, të mirën të drejtën”, kujtoi ai. 

“Të tjerët, që flenë gjumë, nuk do të bëjnë dot asgjë”, - vijoi Veliaj, - teksa shtoi se Partia Socaliste po sjell ndryshim edhe në listat e kandidatëve për deputetë, duke përfshirë në to më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë. 

“Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Profesoreshë Luljeta Bozo dhe Saliu kanë të njëjtën moshë, por ndryshe është një profesoreshë, e cila ka sjellë vetëm të mira duke shpëtuar jetë njerëzish, e ndryshe profesor-doktori që hodhi në erë Gërdecin dhe vrau me plumba në mish, duke përçarë shqiptarët. Gruaja e dytë që kemi në listë është heroina e këtij viti, Najada Çomo, numri një i pavionit më të vështirë, që u hap i pari për pandeminë dhe me gjasë do të mbyllet i fundit, tani që filloi vaksinimi. Të krahasosh doktoreshë Najadën me doktor Flamur Nokën është të qeshësh dhe të qash. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia