8 mësues pozitiv me COVID në Patos, mbyllen për 2 javë disa klasa në një shkollë 9-vjeçare

8 mësues pozitiv me COVID në Patos, mbyllen për 2 javë disa klasa në një shkollë 9-vjeçare

Foto ilustruese

FIER- Dalin pozitiv me Covid-19, 8 mësues brenda një dite në shkollën 9 vjeçare “Meleq Gosnishti” në Patos, çka ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9. 

Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës. Burime të sigurta kanë bërë me dije se sot në shkolle, pas javës së mësimit on line, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënësve të ciklit fillor, në bazë të skenarit të përcaktuar. Vendimarrja për kthimin e mësimit on line për ciklin e dytë të nxënësve të kësaj shkolle ka ardhur si nga drejtues të arsimit, ashtu edhe ata të shëndetësisë.  

Është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite, duke çuar në ndryshimin e rrjedhës normale të mësimit në këtë periudhë. 

Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj on-line për dy jave, për të pritur më pas edhe vendimarrjen që do të merret.  Nga ana e bashkisë së Patosit janë marre pasat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.

Pothuajse çdo ditë, mësues e nxënës rezultojnë pozitiv me Covid në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?