8 metra skulpturë e shqiptarit Sislej
Xhafaj ngrihet te Koloseu i Romës

8 metra skulpturë e shqiptarit Sislej<br />Xhafaj ngrihet te Koloseu i Romës
Sislej Xhafaj, artist shqiptar me famë ndërkombëtare, ka vendosur një skulpturë 8 metra të lartë, pikërisht në mes të harkut të Koloseut në Romës. Skulptura e derdhur në Bronx titullohet “Pema e ëmbël”. Shihen në këtë vepër arti duart e meshkujve që qëndrojnë të vendosura mbi njëra-tjetrën.

Instalimi i kësaj skulpture nën hijen e harkut të Kostandinit dhe nën vështrimin e veprave të lashta monumentale, si Meta Augustea dhe Sudans Meta apo dhe pranë Amfiteatrit, mundësojnë këtë komunikim postmodern, më tepër, si burim ndërkulturor, ekonomik, politik, me përfshirjen sociale dhe sjelljet seksuale të njeriut të sotëm.

Sipas Xhafaj, kjo vepër është një monument për të ardhmen e një shoqërie, e cila është në udhëkryq. Ndërsa, uji që rrjedh, nëpër duart që qëndrojnë mbi njëra-tjetrën simbolizon lëngun emocional të trupit shoqëror.
 
Pemë djerse. Pema që djersin, pema e solidaritetit, e jetës, e ndarjes, e shpresës, është instaluar në një nga hapësirat më të shenjta të Romës së lashtë, për të simbolizuar një fillim të ri për njerëzimin, ky është koncepti i artistit Sislej Xhafaj, i cili njihet për karakterin provokues e simbolik të veprave të artit.

vepra e artit

vepra e artit

vepra e artit
























































Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë