Tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës kanë qëndruar për 15 minuta parë arkivolit ku shtrihet gjyshja e tyre, mbretëresha Elizabeth, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm janë Princi William, Princi i Uellsit, Princi Harry, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Zara Tindall dhe Peter Phillips , Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Princi Harry i veshur me unifrmë ushtarake. Më parë Harry i është mohuar që të vesh uniformën në ceremonitë e mëparshme të mbajtjes zi për mbretëreshës , sepse nuk është më një mbrëteror që punon. Mirëpo, siç raportojnë mediat britanike Mbreti vendosi që djali i tij më i vogël të vishte uniformë për vigjiljen.
Lajmi kryesor: