8 pushues të mbytur/ Sekretari i ‘Vrojtuesve në Plazhe’: Durrësi dhe Kavaja bashkitë më neglizhente

8 pushues të mbytur/ Sekretari i ‘Vrojtuesve në Plazhe’: Durrësi dhe Kavaja bashkitë më neglizhente

Genti Lasku, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”

Sot humbën jetën duke u larë në det dy pushues në Sarandë dhe Durrës, ndërsa rojet e plazhit mungonin. Genti Lasku, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë” në një lidhje telefonike për Report Tv shprehet se bashkitë dhe bizneset vijojnë që të jenë shumë neglizhentë.

Bashkia e Durrësit dhe Kavajës janë më pak sensitive, ndërsa për Sarandën dhe Vlorën janë më sensitive. Këta biznese duhet të kenë stacionet e tyre. Duhet të ketë një kontratë me bashkinë dhe këtë e kanë kusht të detyrueshëm për të hapur çadrat. Subjekti ku ka ndodhur në Sarandë, kemi bërë më tepër fushatë. Edhe në ato raste kur bashkia ka dëshirë, ka persona të veçantë që me kokëfortësi dalin dhe bëhen një shembull mjaft i keq. Në rastin e Durrësit dhe Golemit bashkia ka qenë mjaft neglizhente.

Genti Lasku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie