Pamje ekskluzive/ Dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin që po mbytej në Golem

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar.

Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi të mbytet edhe vetë. ‘Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël’ u shpreh 44-vjeçari pas daljes në breg.


Anduel Gllava, 14-vjeçari i cili rrezikoi të mbytej 

Report Tv mëson se dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar në gjendje të mirë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë një resorti. Të tre kushërinjtë janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar për të respektuar thellësinë. 


Dita e sotme ka qenë tragjike, pasi dy pushues janë mbytur duke u larë në det, ndërsa një i moshuar u gjet i pajetë në breg të detit. Paradite u gjet i pajetë një person në plazhin e Currilave, ndërsa njëri u mbyt duke u larë në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Ndërsa në mesditë një turiste nga Polonia është mbytur në plazhin e Sarandës. Raportohet se turistja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”.

Tetë persona janë mbytur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare. Katër nga viktimat janë shënuar në vijën bregdetare në Durrës, ndërsa katër të tjerët plazhet e tjera. Nga tetë viktimat, dy janë mbytur ditën e sotme në Durrës dhe në Sarandë. Viktima në plazhin e Porto Romanos u shënua paradite, ndërsa në mesditë u mbyt në Sarandë një turiste polake.

Ngjarjet e fundit janë kronika të paralajmëruara, pasi në vijën bregdetare si në Durrës, por edhe në Sarandë ku u shënuan rastet e fundit nuk kishte roje në plazhe. Edhe pse kullat e vrojtimit janë ngritur, rojet mungojnë ndërsa vijon ping pongu mes bizneseve dhe pushtetit lokal.
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 07/07/2018 18:43

    Duhet dhe pak kujdes nga njerezit se nuk hyhet per tu lar ne ato gure e me ate det te trazuar. Shteti nuk mund te vendosi roje ne cdo cep te shqiperis

    Përgjigju
  • Faik: 07/07/2018 17:26

    Ç'farë bëhet kshu ??!! Bilanc LUFTE! Edhe Mbyten Njerëzit e mirë , kurse PLEHRAT si Fredi me shokë Nuk i gjen gjë!! Kot Nuk thonë "që Nuk bie RRUFEJA në HALE !??!! Edhe Fredi është më Pisanjos sesa HALEJA , prandaj Nuk e gjen gjë MALUKATIN e ZI Fredi ! Fredi KORBI ZI ! Fredi MAVRIA me BOJË të ZEZË ! Fredi ZGJEBSI ! Fredi DOBIÇI i FERRAVE , që e gjetën Rastësisht Plakat e Lagjes ! hahahahahahahaha! Fredi ZORRËTHARI ! Fredi SURRAT BAJGA! Fredi MORRACAKU ! hahahahahahah!

    Përgjigju
    • Fredi: 07/07/2018 23:30

      Vendosni tabela ne plazh; Ndalohen Cabanet si Fa-iku te lahen ne det se vijne era bageti. Ndalohen motrat e ndara nga burri te Fa-ikut se futin uje, jane gomone fshati te shpuara nga te gjitha anet. Ndalohen dobicet e rraces se Fa-ikut se ndotin plazhin si kelysh bu**t**sh qe jane. Ndalohet babai i Fa-ikut si i denuar per incest dhe pedofili. Ka ngacmuar vajzat dhe femijet e tyre te jashteligjshem seksualisht. O Fa-ik mavria po tregove se nga kush fshat je te betohem qe nuk merrem me me motrat e tua. dashnore te kasapit hahahaha si nuk vret veten o lumemadhi ti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja