8 sjelljet e njerëzve përjetësisht
pozitivë, ja si të arrini lumturinë

E keni vënë re se si disa njerëz pasqyrojnë që në pamje të parë një shkëlqim pozitiv, ndonëse ambienti përreth nuk është edhe aq pozitiv?
 
Ju i njihni këta njerëz. Mund të jenë miqtë me të cilët ju pini kafen e mëngjesit, kolegët tuaj  që edhe pas një prezantimi të lodhshëm në punë, nuk rreshtin së qëni pozitivë. Janë aq pozitivë sa duket sikur nuk jetojnë fare me realitetin e vështirë. Dhe ju pyesni veten: Si është e mundur që ai/ajo është kaq pozitiv?
 
Ja cili është sekreti: Ata thjesht angazhohen në sjellje që përforcojnë strukturat pozitive të mëndjes së tyre, pa e shtyrë veten të “humbasë mbi re”, thotë Melisa Blakeman, mjeke në Universitetin Johns Hopkins.

Këto janë disa nga sjellet që njerëzit pozitivë praktikojnë në të përditshmen e tyre:
 
1. Ata kanë rituale qetësuese
 
Jeta na përball me një lum ndodhish stresuese, por njerëzit pozitivë dinë si t’ia dalin mbanë shqetësimeve në një mënyrë të shëndetshme. Në fakt, disa sjellje që çlirojnë stresin mund të shërbejnë edhe për të rritur emocionet pozitive. Studimet kanë treguar që ushtrimet dhe meditimi janë të lidhura me gjendjen e lumturisë shpirtërore.
 
“Aktivitetet si ushtrimet dhe meditimi janë definitivisht ndihmuese në mbajtjen e një qëndrimi pozitiv, por ato gjithashtu të ndihmojnë të mendosh më qartë”, thotë Melissa Blakeman.
 
2. Ata gjejnë shpëtim te pozitiviteti gjatë sfidave
 
Në një analizë të mendimit pozitiv, të publikuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, kërkuesit sugjerojnë se kultivimi i një mëndjeje pozitive mund të na ndihmojë të kalojmë sfidat e jetës me qetësi dhe si rezultat, kjo mund të na çojë në mirëqënie.
Emocionet pozitive rriten në përgjigje të mundësive të shpërndara të jetës, duke sjellë në personalitetin e njeriut vetëbesim më të lartë.
 
3. Ata gjithashtu përqasen me negativen
 
Askush nuk është imun ndaj vështirësive të jetës, as optimistët më të mëdhenj. Çelësi është të qëndrosh pozitiv por ta mbash veten të mbërthyer në realitet.
Ka shumë eksperienca me të cilat ne përballemi. Njerëzit më pozitivë iu bëjnë ballë atyre.
 
4. Njerëzit pozitivë nuk tallen kurrë me veten
 

Shumë prej nesh janë shpesh kritikët më të mëdhenj të vetvetes, por individualistët pozitivë kanë mësuar si ta duan veten për atë që janë. Kërkimet kanë zbuluar se vetë-pranimi mund të jetë thelbësor për një jetë të lumtur. Një mënyrë për të kultivuar më shumë dhembsuri drejt vetvetes është të dashurosh meditimin, ose ushtrimet që zgjerojnë ndjenjën e dashurisë dhe dëshirës së mirë për veten e të tjerët.
 
5. Njerëzit pozitivë e shpëtojnë veten nga marrëdhëniet negative
 
Çfarë ne jemi është pjesërisht një reflektim i atyre që ne zgjedhim të na rrethojnë. Ja pse një sistem i mirë mbështetjeje është thelbësor për një sjellje pozitive. Studimet tregojnë se sa më afër stresit dhe lumturisë të jemi, aq më të mëdha janë mundësitë që ne ti reflektojmë ato në sjellje.
Njerëzit pozitivë ndërtojnë një rreth social pozitiv që i ndihmon të përforcojë natyrën e tij të pamposhtur.
 
6. Ata festojnë fitoret e tyre të vogla
 
Njerëzit pozitivë mbajnë në të njëjtën peshë arritjet e mëdha dhe fitoret e vogla. Ata kanë një fuqi në dallimin e gjërave të vogla. Mirënjohja ndaj jetës mund të rrisë optimizmin dhe kjo është një praktikë e njërëzve pozitivë. Mirënjohja për momentet e vogla është ajo që vlen për tu rritur moralisht.
 
7. Ata nuk e lënë optimizmin të pengojë qëllimet e tyre 


Pavarësisht të gjithave, kërkimet mbi pozitivitetin kanë disa qasje të gabuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjekien e qëllimeve tuaja. Kur ne “fluturojmë” pas emocioneve pozitive, që në masë të madhe mund të arrijnë në eufori,  kjo mund të na pengojnë në përmbushjen e qëllimeve.
 
8. Ata planifikojnë në prespektivë. 

Kush është me të vërtetë pozitiv dhe mbi të gjitha realist, beson se ka më shumë kontroll mbi marrëdhëniet e tyre dhe rrethanat e jetës. Sa herë kanë një problem, nuk thonë menjëherë “Unë nuk do t’ia dal dot”. Përkundrazi, ata janë kreativë, kanë gjithmonë një plan B dhe një plan C.
Mendimi pozitiv është i rëndësishëm kur kuptoni që jeta juaj është mbingarkuar.
 
Në këto raste nevojitet një mëndje e relaksuar. Ndaj merrni një pushim kur ndjeni se asgjë nuk po ju shkon mbarë.

pozitiviteti
MENDIMET


 Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse