8 t kanabis, në hetim kompania e
gruas së kryebashkiakut Sejdini

Kompania “Ujori” që rezulton të jetë në pronësi të shtetases Xhuljana Sejdini, gruas së kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, është kompania që ka kryer veprimet doganore të kamionit maqedonaz, që u kap me 8 tonë drogë nga autoritet Italiane.

Ndaj kësaj kompanie tashmë mësohet se prokuroria për Krimeve të Rënda ka nisur hetime për të parë rolin e secilit prej punonjësve në këtë çështje.

Sipas ekstraktit në QKR,kjo kompani administrohet nga shtetësja Rezarta Sehu, ndërsa pronare me 100 për qind të aksioneve është shtetësja Xhuljana Sejdini, gruaja e Qazim Sejdinit.

Ndërkohë për llogari të hetimit prokuroria ka arrestuar përfaqësin e kësaj kompanie në doganën e Qafë-Thanës,shtetasin Maliq Kadilli, i cili tashmë është lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata.

Kadilli ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari në Itali, Zoran Stanojoski.Më pas ka qënë sërisht Kadilli, i cili i është drejtuar doganës Qafë-Thanë, duke kërkuar ndryshimin e destinancionit të daljes së kamionit nga Hani i Hotit në Portin Detar të Durrësit.

Agjencia doganore ujori, fillimisht në doganën shqiptare ka deklaruar se kamioni me drejtues Stanojoskin, kishte si destinacion dalje nga Shqipëria pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

“Shqiptarja.com” disponon të plota dokumentat e kryera në doganën e Qafë-Thanës dhe një kopje fotografike të skanerit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar pjesërisht me baleta.

Fotot e kamionit të skanuar në doganë
Hetimi i zhvilluar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për kamionin me 8 ton kanabis ka rezultuar se dokumentacioni i automjetit tip trailer është kontrolluar në doganën Qafë Thanë nga doganieri Iliras Malja dhe më pas i ka kaluar kolegëve të tij për veprime të mëtejshme doganore.

Është bërë verifikimin e tendës së automjetit, e cila ka rezultuar e rregullt dhe më pas ka bërë plumbosjen e tij dhe pasi janë hedhur të dhëna në sistem, është lejuar automjeti që të lëvizë për në territorin shqiptar për në dalje tek dogana e Hanit të Hotit në Shkodër.

Shqiptarja.com disponon të plota dokumentet e kryera në doganën e Qafë-Thanës dhe një kopje fotografike të skanerit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar pjesërisht. 

Të arrestuarit në doganën e Qafë Thanës, Tiranës dhe portin e Durrësit
1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës.
qkr

Skanimi i kamionit

qkr
Përfaqësuesi i agjencisë doganore private “Ujori” Maliq Kadilli



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti