Ministri i Drejtësisë në Greqi Stavors Kontonis ka deklaruar se ekziston mundësia që 8 ushtarët e dyshuar për grusht shteti në Turqi të gjykohen nga gjykata e Athinës.

Kontonis ka shpjeguar se duhet një kërkesë zyrtare nga ana e Turqisë për gjykim në Greqi. Autoritet turke deri tani kanë këmbëngulur për ekstradim dhe gjykim në Ankara ashtu si ushtarakët e tjerë.

“Mundësia që ata të gjykohen këtu, për krimet që kanë kryer jashtë këtij vendi janë duke u shikuar”,  shpjegoi Kontonis.

“Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se ata duhet të kenë gjykim të drejtë”, ka thënë ministri grek duke shtuar se një gjë e tillë do të ishte e mundur nën Kodin Penal të Greqisë.

Ushtarët turk u arratisën në Greqi në 16 korrik të 2016 për ti shpëtuar dënimit nga autoritetet turke me pretendimin se u rrezikohej jeta po të ktheheshin përsëri në vendin e tyre.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com