8 viktima nga COVID dhe 510 raste të reja në 24 orët e fundit në vend! Ministria apel: Festoni me familjen e vogël

8 viktima nga COVID dhe 510 raste të reja në 24 orët e fundit në vend! Ministria apel: Festoni me familjen e vogël

Pamje para spitalit Infektiv

2198 testime, 477 të shëruar, 510 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situtës së pandemisë.

Betejën me sëmundjen nuk kanë arritur ta fitojnë 8 qytetarë në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç. Gjithsej janë kryer 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. "Ju rikujtojmë gjithashtu se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve", vijon apelin ministria.

Ndërkaq kujton se kufizimi i lëvizjes së popullatës fillon nga ora 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. "Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 6 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë", thotë më tej ministria.

Ndërkaq ministria u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. "Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", vijon apeli.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         510

Të shëruar në 24 orë      477

Të shtruar në spitale      346

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              2198

Testime totale            247,451

Raste pozitive            54,827

Raste të shëruara       30,276

Raste Aktive              23,426

Humbje jete               1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13089

Fier                        1597

Shkodër               1313

Durrës                  1288

Vlorë                     1062

Korçë                    964

Elbasan                  925

Berat      886

Lezhë     878

Gjirokastër  506

Kukës    488

Dibër     430

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:17
8 rastet me COVID në Berat, mes tyre 2 mësues, një polic dhe një punonjës i bashkisë

8 rastet pozivite me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Berat. Mes rasteve janë 2 mëses,  një në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan dhe një në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë.

Gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe një polic dhe një punonjës i mirëmbajtjes së lulishteve në Bashkinë Berat. Rastet e tjera pozitive me COVID janë një shofer autobusi, një sanitare në Qendrën Shëndetësore Nr.2 në Berat, një shitëse në dyqan ushqimor dhe një ndërtues.

24 orët e fundit në vendin tonë u shënuar 503 raste pozitive dhe 6 viktima, duke shënuar një ulje të lehtë të shifrave.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë