Më shumë të shëruar se sa të infektuar! Sot 503 raste pozitive dhe 6 viktima nga COVID-19! Humb jetën kornisti Andrea Canaj dhe mësuesi në Elbasan

Më shumë të shëruar se sa të infektuar! Sot 503 raste pozitive dhe 6 viktima nga COVID-19! Humb jetën kornisti Andrea Canaj dhe mësuesi në Elbasan

24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar ulje të rasteve pozitive dhe viktimave me COVID, konkretisht 503 raste të reja dhe 6 humbje jete. Ndërsa numri i të shëruarve ia ka kaluar infektimeve sot, ku janë shëruar 550 qytetarë, ulen shtrimet edhe në spitale.

Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç. Gjatë ditës së sotme humbi betejën me COVD edhe kornisti Andrea Canaj. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         503

Të shëruar në 24 orë      550

Të shtruar në spitale      337

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2210

Testime totale            245,253

Raste pozitive            54,317

Raste të shëruara       29,799

Raste Aktive              23,401

Humbje jete               1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    13000

Fier       1607

Shkodër      1309

Durrës   1274

Vlorë    1077

Korçë       1008

Elbasan   906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër     433

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë gazetari i njohur në Shkodër

1608753978_lekplani.jpg

Koronavirusi i ka marrë jetën gazetarit të njohur në Shkodër Lek Plani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Unionit të Gazetarëve në Shkodër, Gasper Marku.

Plani prej vitesh me radhë ai ka qenë gazetar i Radio Shkodra dhe Deutche Ëelle, ndërkohë që ka pasur angazhimin e tij në median lokale në Shkodër.

Ora 20:48
Ndërron jetë mësuesi në Elbasan, prej ditësh i intubuar

Humb jetën një mësues nga Elbasanit si pasojë e COVID-19. Prej disa ditës, mësuesi Spiro Panariti, 55 vjeç, ishte i intubuar por nuk mundi t'i mbijetonte dot virusit.

55-vjeçari prej 20 vitesh punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën 'Luigj Gurakuqi', në Elbasan  

Ora 12:18
I infektuar me COVID, humb betejën kornisti Andrea Canaj

Humb betejën me COVD kornisti Andrea Canaj.

Lajmi i hidhur për botën e artiti është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku përmes një mesazhi në rrjete sociale bëhet me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare.

"Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit Andrea Canaj. Andrea Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij", thuhet në postimin e TKOBAP.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.

 Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër