Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe vëllai i saj Alban Ramosaj humbën babain e tyre 8 vite më parë. Këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me të gjithë disa kujtime pikëlluese.
Ajo ka postuar në ‘Instastory’ disa momente familjare nga viti 1995, në të cilat babai i saj shihet duke festuar dhe në një tjetër duke drejtuar makinën. 'Më mungon vërtet babi. Do të doja të ishe këtu', ka shkruar këngëtarja bashkangjitur njërës prej postimeve.
Më pas Beatrix ka publikuar edhe një foto të portretit familjar, ku të katërt duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Të dy ia dolën të jenë të sukseshmë në karrierën e tyre artistike dhe tashmë jetojnë në SHBA së bashku me nënën e tyre.