80 kg kanabis drejt Malit të Zi, në prangat e policisë 6 persona (EMRAT)

80 kg kanabis drejt Malit të Zi, në prangat e policisë 6 persona (EMRAT)

Foto Ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka kapur 80 kg kanabis në Tamarë të Malësisë së Madhe që kishte si destinacion Malin e Zi.

Në prangat e policisë kanë rënë 6 persona: Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Milaj. Të gjashtë këta persona janë kapur në afërsi të një pike kufitare. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “TAMARA” 

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas si grup i strukturuar kriminal

Sekuestrohen 80 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe disa mujore u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar "Tamara", ku u bë e mundur goditja e një grupi kriminal, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal 

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim
dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen 'Guerrile' Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike " dhe " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre. Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur "Prroi i Pojata" po kryenin transportimin e lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. 

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 80 (tetëdhjetë) kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
* 2 (dy) automjete të markës 'Benz Mercedes' me targë AA669FO dhe mjeti 'BMW' me targë AA429JP.
* një sasi lekësh.
* 6 telefona celularë të markave të ndryshme

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë