Ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda është dënuar me 4.6 vite burg, për veprën penale të korrupsionit.
Ka qenë ky vendimi i dhënë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Doda akuzohet se kërkoi 80 mijë euro për një vendim pronësie në Sarandë.
Krahas dënimit me burg, gjykata e ka dënuar Dodën edhe me 3 vite për të mos ushtruar të drejtën e profesionit.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka për kompetencë veprën penale të korrupsionit që rëndon ndaj Dodës, sqaron se, i pandehuri Rasim Doda, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi në formën e përfitimit të parregullt një shumë prej 80.000 euro, me qëllim marrjen e vendimit gjyqësor në favor të këtij të fundit.
Gjyqtari Doda do të qëndrojë në liri deri në verdiktin që do të japë Gjykata e Apelit për krimet e rënda. Doda u gjykua në gjendje të lirë dhe vendimi i sotëm me 4 vite e 6 muaj burg nuk është i formës së prerë.
Vetë Doda e ka mohuar akuzën ndaj tij duke deklaruar se ky është një sulm. Pas vendimit Doda u shpreh se ai do të apelojë dënimin duke pretenduar pafajësinë e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com