Afera me tenderat deri në 80 mln lekë, KLSH kallëzon kryebashkiakun e Belshit dhe 6 zyrtarë tjerë

Afera me tenderat deri në 80 mln lekë, KLSH kallëzon kryebashkiakun e Belshit dhe 6 zyrtarë tjerë

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Belshit, pasi akuzohet për 'shpërdorim detyre'. Nga auditimi i KLSH, ka rezultuar se kryebashkiaku Arif Tafani ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh nga tenderat. 

Sipas KLSH, gjatë auditimit janë konstatuar shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investime etj

Ndërkohë, bashkë me kryebashkiakun janë kallëzuar edhe drjetori i Bujqësisë, përgjegjësi i Urbanistikës, juristja, dy kolaudatorë dhe një mbikëqyrës i punimeve.

Njoftimi i plotë i KLSH:
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit të Përputhshmërisë me nr. 6/1, datë 18.01.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Belsh, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

Me Vendimin nr. 42, datë 12.05.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 6/9, datë 12.05.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Belsh, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 80 milion lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 286 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 66 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investime etj.

Për 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”, “Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë”, “Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”, “Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh”, ndër shkeljet kryesore janë:

Në 8 (tetë) tendera për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 286,080,460 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Në 3 (tre) tendera për dëmin ekonomik në vlerën 11,403,571 lekë, shkaktuar si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore, skualifikim të padretjë, dhe shpallje fitues të OE të cilët nuk kanë plotësuar DST-të.

Në 1 (një) rast të lidhjes të shtesë kontratës, pa ekzistuar rrethana ligjore për kryerjen e punimeve nëpërmjet shtesës kontratës, duke bërë devijimin e procedurave të prokurimit, kontraktuar subjektin pa zhvilluar procedura, mos lejuar pjesëmarrjen e operatorëve dhe nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre, mos sigurimin e transparencës për përzgjedhjen e operatorit pasi tenderi nuk është hedhur në sistemin e APP dhe fituesi nuk ka dalë si rrjedhojë e konkurimit.

Në 4 (katër) investime publike për dëmin ekonomik në vlerën 40,395,547 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 38 zëra punimesh).

Në 1 (rast) për dëmin ekonomik në vlerën prej 23,917,140 lekë, nga likuidimi i punimeve të kryera jo sipas specifikimeve teknike të projektit, preventivit dhe termave të referencës të DST, duke lejuar sipërmarrësin që gjatë zbatimit të investimit të përdorë materiale të ndryshme nga ato të kontraktuara, në ndryshim nga projekti dhe në kushtet kur materiali i përdorur është paguar për të njëjtin lloj materiali si në kontratë, edhe pse me diferencë të konsiderueshme në cmim.

Veprime në kundërshtim e mospërputhje me nenin 1 “Objekti dhe qëllimi”, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, “Parimet e përzgjedhjes”, nenin 24 “Anulimi i një procedure prokurimi”, nenin 33 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit” nenin 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, pika 1; nenin 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 3; 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56 “Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar” të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, me nenin 7 dhe 12 të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, Kreun I, pika 3, nënpikat 3.2 dhe 3.3. Kreun II pika 3 të UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe kontratave të shëbimit të mbikëqyrjes të punimeve.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me shkresën nr. 6/12 dhe 6/13 datë 22.05.2018 kallëzim penal ndaj A.T. me detyrë Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, H.F. me detyrë Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Belsh, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), H.XH. me detyrë ish-Përgjegjës i Urbanistikës, në cilësinë e anëtarit të KVO, I.H. me detyrë ish-Juriste, në cilësinë e anëtarit të KVO, R.T. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve në 4 raste, M.K. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 3 dhe P.M. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 2 raste, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Belsh masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 65,929 mijë lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 29/05/2018 15:21

    Nuk mbeti shtetar pa vjedhur leket e shqiptareve. Kancer iu befshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?