Të paktën 81 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur të mërkurën nga përmbytjet e mëdha që po vazhdojnë në disa pjesë të Pakistanit, raporton Andolu Agency (AA).

Televizioni lokal Dawn TV, njoftoi se deri 50 fshatra janë përmbytur në distriktin verilindor Rajanpur, ndërsa edhe Kashmiri jugorë është goditur gjithashtu nga përmbytje të mëdha.

"Mijëra njerëz ende janë të bllokuar nga përmbytjet në zonat e ulëta dhe në pritje për tu shpëtuar", theksoi Alauddin Khoso për TV lokal Geo, i cili arrit të shpëtoj me një varkë të vogël.

Sipas Autoriteteve Kombëtare për Menaxhim me Fatkeqësitë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin veriperëndimorë, Khyber Pakhtunkhwa, ku 40 persona kanë humbur jetën dhe qindra ndërtesa, ura dhe rrugë janë shkarërruar.

Pamjet e fundit televizive treguan dëmet e mëdha që janë shkaktuar vendit turistik Chitral, ku punëtorëve të shpëtimit iu ishte vështirësuar puna përshkak të urës dhe rrugëve të dëmtuara.

Pakistani në vitet e fundit është ballafaquar shpesh me përmbytje të mëdha, duke përfshirë përmbytjen e cila la të vdekur më shumë se 2.000 njerëz, duke përmbytur një të pestën e vendit në vitin 2010.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)