81 vite art modern, atlasi bashkëkohor 2021 në edicionin e 3! Shpend Bengu në enciklopedinë e artit kontemporan: Një ëndërr e bërë realitet për mua

Ilustruar më një vizion të gjërë të një panorame të artit pamor të shprehur në 81 vite krijimtari. Kështu vjen i prezantuar në edicionin e tretë, Atlasi i Artit Kontemporan 2021 i përmbledhur në një album prej 1000 faqesh.

I përzgjedhur nga Shtëpia Botuese Europiane De Agostini, Specialisti i trashëgimisë jomateriale, artisti shqiptar Shpend Bengu do të jetë pjesë e kësaj enciklopedie  të rëndësishme gati njëshekullore që përfshin zhvillimin e historisë së Artit Kontemporan nga viti 1940 deri në 2021.

Vetë artisti Shpend Bengu në një intervistë për Report TV teksa shpreh emocionet për vlerësimin e marrë, e cilëson këtë hap një nga arritjet e tij më të mëdha, në skenën e artit kontemporan për një artist shqiptar.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur, pasi është realizimi i një ëndrre që zgjat prej disa dekadave. Po ashtu realizimi i ëndrrës së prindërve të mi, që nuk jetojnë më e të cilët më kanë ndihmuar gjatë gjithë karrierës time artistike, si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga pikëpamja financiare që është pikërisht dhe familja ime, të cilët të gjithë së bashku kanë kontribuar për arritjen e këtij suksesi. Ky çmim vjen si rezultat i shumë aktiviteteve të tjera ndërkombëtare. Mund të them që është një gëzim shumë i madh, sepse kjo është dhe ëndrra e çdo artisti jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë që të jetë pjesëtar i historisë botërore të artit modern që nga viti 1940 deri në 2021”.- tha artisti Bengu.

Po ndryshe nga edicionet e mëparshme, Artisti Bengu tregon së në përmbajtjen prezantuese të vëllimit të fundit të albumit përfshihen edhe disa forma dhe teknika të reja të lëvrimit të artit, që ekspozohen si një risi në grafikën kontemporane sot në botë.

“Në vitet ‘40 fillojnë dhe format e reja të artit siç është dizajni e të tjera, që nuk njiheshin më përpara, zhvillimi i teknologjisë po prap sjell edhe forma dhe performancat e reja të artit. Dhe pikërisht ky edicion, që përshin dhe gati 100 vjetorin e artit modern përfshin teknikat dhe metodat e reja të performimit të artit. Në qoftë se albumet e mëparshme ose enciklopeditë e mëparshme, Historitë e Artit më parë ishin vetëm me piktura, skulpturat, grafikat etj. në këtë botim do të jenë edhe format e tjera të artit duke përfshirë videon, fotografinë, instalacionin dhe të gjithë format e tjera të shprehjes artistike”.- tha më tej Shpend Bengu.

Drejtoresha e disa edicioneve të Bienales së Artit të Venecias, Kuratore e Edicionti 2021, të Atlasit të Artit Bashkëkohor është shkrimtarja Stefania Pieralice, bashkë me emra të tjerë të njohur të artit

 Ardhur si rezultat një punë mbi 3 vjeçare, për promovimin e artit dhe kulturës Atlasi i Artit Bashkëkohor 2021, albumi i gati një historie 100 vjeçare të artit modern pritet të botohet, në tetor të vitit 2021.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi