TIRANE- Në muajin janar të 2013 gjykata e Durrësit, dënoi me 25 vite burg njeriun që cilësohet si mostra e Durrësit. Norja është dënuar me 25 vite burg pasi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai ka pranuar para trupit gjykues vrasjen e 17-vjeçares Vata, për shkak se ajo nuk abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit. Ndërkohë që më herët Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për “monstrën e Durrësit”. Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionit publik. Gjetja e trupit të një femre, e masakruar dhe pa kokë më tepër se sa skenave të një filmi horror ngjante me të pabesueshmen.

Por hetimet çuan në kapjen e autorit i cili pranoi se e kishte kryer krimin me gjakftohtësi dhe krejt i vetëm. Ajshe Vata u gjet e masakruar pa kokë mëngjesin e 11 tetorit nga një bashkëfshatar i saj, në një arë me misër në fshatin Xhafzotaj, aty ku edhe jetonte. Kur ekspertiza vërtetoi se ajo ishte shtatzënë, hetimet morën një rrjedhë tjetër derisa u bë e mundur kapja e Shaban Norjas. Ekspertët arritën në konkluzionin se vajza ishte abuzuar që 14-vjeç nga Norja, i cili ka deklaruar më pas që e vrau vajzën për shkak se nuk donte të abortonte fëmijën që priste nga ai. Sipas organit të akuzës Norja ka kryer ekzekutimin e 17-vjeçares, fillimisht me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar, duke i prerë kokën viktimës me një sëpatë me mendimin që të mos identifikohej.

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)