​12 zbulime arkeologjike
që ndryshuan historinë

​12 zbulime arkeologjike<br />që ndryshuan historinë
Një numër i madh zbulimesh të vyera arkeologjike në periudha të ndryshme historike na kanë mundësuar të shpalosim disa nga misteret dhe sekret e të kaluarës, për të cilat kemi qenë gjithmonë kureshtarë.
Ja disa nga zbulimet më të mahnitshme arkeologjike, të cilat e kanë ndryshuar historinë njerëzore në mënyrë drastike.
 
Ushtria prej qeramike
ushtria prej qeramike
Këto gërmime lejuan shkencëtarët të hidhnin një vështrim të ri mbi mbretërimin e perandorit të parë të Kinës.

Një bujk nga provinca Shaanxi po gërmonte për të hapur një pus kur zbuloi këtë ushtri gjigante më 1947. Mijëra ushtarë prej qeramike qëndrojnë në këmbë para varrit të Perandorit të Madh Qin Shi Huang, me qëllim mbrojtjen e tij në jetën e përtejme. Për kërkuesit, ky ndërtim i madh është tregues i humanizmit të paprecedent dhe i pikëpamjeve progresive të Perandorit, pasi paraardhësit e tij zakonisht urdhëronin që të varroseshin bashkë me ta gjithçka që u duhej për jetën e përtejme, përfshirë edhe një ushtri të gjallë. Pavarësisht faktit që ushtria prej qeramike është zbuluar 70 vjet më parë, varri i Perandorit ende nuk është gjetur.
 
Pergamenat e Detit të Vdekur
pergamenat
Fragmentet më të vjetër të Biblës.

Një koleksion i madh dorëshkrimesh të vjetra u gjet në disa vende përgjatë bregut veriperëndimor të Detit të Vdekur. Studimet treguan se pergamenat janë një mijë vjet më të vjetra se dorëshkrimet më të hershme të datuara të Dhjatës së Vjetër. Falë këtyre teksteve, dimë me qartësi se si ka qenë jeta në ato kohë të lashta.
 
Skalitja e Behistunit
skalitja

Një përshkrim i ngjarjeve historike të shekullit Xi para Krishtit.

Skalitja u zbulua ga një udhëtar dhe aventurier anglez, Robert Sherley, gjatë misionit të tij diplomatik në Persi, më 1598. Është një tekst multilingual, i gdhendur me urdhër të mbretit Dari i Madh. Skalitja në shkëmb na tregon për ngjarjet historike që ndodhën në vitet 523-521 para Krishtit. Ajo lejon arkeologët të studiojnë qytetërime të lashtë e të mirënjohur, si Mesopotamia, Sumerët, Akadët, Persët dhe Asyrinë.
 
Lugina Olduvai
olduvai
Një territor i panjohur më parë, i banuar nga njerëzit dhe speciet më të hershme


Lugina Olduvai është vërtet e pasur në zbulime parahistorike. Ajo u zbulua nga entomologu gjerman Wilhelm Kattwinkel, më 1911, i cili ra në të teksa ndiqte një flutur. Brenda luginës janë gjetur tri specie të veçanta njerëzore, të cilat përfshijnë Australopithecus, Homo habilis dhe Homo erectus. Gjithashtu, janë gjetur mbeturina të hiparionit, kali i zhdukur me tre gishta.
 
 
Tempulli budist Angkor Wat
angkor wat
Ndërtesa më e madhe religjioze në botë.

Të dhënat më të hershme për këtë ndërtim gjigant prej guri datojnë më 1601. Në atë kohë, spanjolli Marcelo Ribandeyro ndeshi tempullin e çuditshëm të Angkor Wat në xhunglën kamboxhiane. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të zgjidhte misterin e origjinës së tij dhe tempulli mbeti në harresë për më tepër se 200 vjet.
Angkor Wat (Tempulli i Madh) është monumenti më i madh religjioz në botë. Është një strukturë masive trekatëshe, me shumë shkallë e holle, kurorëzuar me pesë kulla. Tembulli quhet Shpirti i Khmerëve dhe mund të themi pa drojë se ai është zemra e një qytetërimi të madh.
 
Troja
troja
Gërmimet zbuluan 46 shtresa të ndryshme kulturore.

Qyteti i lashtë i Ilionit, përmendur në poemat e Homerit dhe Virgjilit, u zbulua në vitet 1870 nga arkeologu gjerman Heinrich Schliemann. Pas gërmimeve, historia e qytetit të lashtë u nda në disa peridha, nga Troja I në Troja IX. Troja VI besohet të jetë ajo “Homerike” (1900–1300 para Krishtit).
 
Mekanizmi Antikythera
mekanizmi
Ky mekanizëm i krijuar në Greqinë e lashtë ishte shekuj para kohës së tij.

Kjo pajisje mekanike, e cila daton rreth vitit 100 para Krishtit, u gjet në një anije të mbytur pranë ishujve grekë më 1901. Sipas shkencëtarëve, mekanizmi Antikythera përbëhet nga të paktën 30 ingranazhe bronzi, të vendosur brenda një kase druri, në pjesën e parme dhe të prapme të së cilës ka pasur fusha ore bronzi. Këto përdoreshin për të llogaritur lëvizjen e yjeve dhe planetëve. Shkencëtarët besojnë se mekanizmi përdorej edhe për të përcaktuar datën e saktë të fillimit të Lojërave Olimpike, pajisja llogariste me saktësi ciklin 4-vjeçar.
 
Dhëmbi i Denisovës
dhembi
Mbeturinat i përkasin një tipi njerëzor të lashtë të panjohur më parë.

Një dhëmb dhe një kockë gishti i një njeriu të lashtë u zbuluan në shpellën Denisova pranë Bijskut, në Rusi. Shkencëtarët mendojnë se ky zbulim arkeologjik është mbi 50 mijë vjeçar. Pas shumë vëzhgimeve, shkencëtarët arritën në konkluzionin se një tip i panjohur i njeriut të lashtë ka jetuar dikur në territorin e Altait, rajon në pjesën aziatike të Rusisë. Kërkuesit priren të besojnë se Denisovanët kishin lëkurë të errët, ashtu si dhe flokë e sy të zinj.
 
 
Pompei
pompei
Qyteti i lashtë legjendar romak

Duke qenë koloni romake, ky qytet ishte një port i rëndësishëm dhe destinacion turistik, me shumë vila, tempuj, teatro dhe banja. Qyteti kishte një amfiteatër, forum dhe bazilikë. Popullsia ishte rreth 20 mijë në momentin e shpërthimit të Vezuvit, më 24 gusht 79 pas Krishtit, i cili e mbuloi plotësisht qytetin me pluhur e hi. Pompei u zbulua më 1599 nga Domenico Fontana, por gërmimet filluan vetëm më 1748. Ato u dhanë arkeologëve një këndvështrim unik dhe të rëndësishëm mbi jetën romake. Vlen të përmendet se zbulimet në Pompei ndikuan në një masë të madhe në krijimin e stilit perandorak në art.

Shpella Lascaux
shpella
Një monument i madh i Paleolitikut të vonë, i njohur për pikturat e shkëlqyera murale.


Kjo shpellë u zbulua nga katër adoleshentë, më 12 shtator 1940. Brenda saj ka mbi dy mijë figura kafshësh (drerë, bizonë, mace, zogj, rinoqerontë, arinj, etj), njerëzish dhe shenjash abstrakte. Kërkuesit mendojnë se njerëzit nuk jetonin aty, por shkonin herë pas here thjesht për të pikturuar imazhet.
 
Guri Rosetta
rosetta
Kjo pllakë guri ishte kyç për deshifrimin e shkrimeve egjiptiane.


Guri Rosetta është një pllakë guri granodiorite, e cila u gjet në Egjipt më 1799 dhe daton në vitin 196 para Krishtit. Mbi gur është gdhendur një dekret nderimi për Mbretin Ptoleme V, në hieroglifë egjiptianë, egjiptiançen e thjeshtë dhe greqishten e lashtë. Pllaka përmban të njëjtin tekst në të tre shkrime, me ndryshime të papërfillshme, dhe kjo gjë ndihmoi në kuptimin e hieroglifëve egjiptianë. Pllaka u ekspozua në një tempull dhe më pas u përdor si material ndërtimi për një kështjellë në fshatin Rashid (Rosetta) në Egjipt.
 
Machu Picchu
machu pichu
Monumenti më misterioz i kulturës së Incasve


Kjo kështjellë e famshme Inca dhe tempull historik i Perusë u ndërtua rreth vitit 1440 dhe ekzistoi deri më 1532. U zbulua nga historiani amerikan në Universitetin Yale, Hiram Bingham. Rrënojat pikturreske të Machu Picchut janë shembull më i mirë i ndërtimeve prej guri të qytetërimit Inca. Janë rreth 200 ndërtesa të vendosura në një zonë me përmasa 365 me 300 metra.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'