​2 mld € para të pista, OSBE:
Qarkulluan në vitin 2013

​2 mld € para të pista, OSBE:<br />Qarkulluan në vitin 2013
Zyra e Prezencës së OSBE në vendin tonë ka sqaruar deklaratën e ambasadorit Bern Borchardt, i cili u shpreh se në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista, të cilat mund të përdoren në zgjedhje. 

Burimi i këtyre parave, sipas ambasadorit, ishte kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. 
 
Sipas sqarimit të OSBE, shuma e parave e përmendur nga ambasadori ka qarkulluar në vitin 2013-ë.
 
"Në 2013-ën 1 000 ton kanabis kapën vlerën e 2 miliard euro. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë. Në 2017, ftojmë partitë politike të mbajnë vlerën e 2013 2 miliardë euro, jashtë fushatës dhe zgjedhjeve", thuhet në reagimin e OSBE-së. 

Tahiri: 2 miliard euro nga droga i takojnë qeverisë së kaluar
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt dhe sqarimit të OSBE-së.

Në reagimin e tij, Tahiri sqaron se 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e qeverisjes së kaluar, ndërsa sot është sukses shkatërrimi.

Tahiri poston edhe një pjesë nga raporti i OSBE-së për këtë çështje.

“Për ata që mezi priten të hidhnin prapë baltë, sqarimi shumë i qartë: 2 miliardë EU drogë ishin në kohën e Saliut. Sot sukses shkatërrimi. Mëshirë për L.Bashën dhe flm për OSBE për sqarimin mbi “përkthimin e gabuar” të radhës”, shkruan në Facebook, Tahiri

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?