Holanda kujton sot viktimat e tragjedisë ajrore, ku pritet të mblidhen mbi 2,000 veta për të zbuluar një memorial për viktimat e fluturimit.
Aeroplani MH17 ka qenë duke udhëtuar nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në Kuala Lampur.
Shumica e viktimave ishin holandez, por kishte edhe shtetas francez, anglez, nga Malejzia dhe Indonezia.
Familjarët do të lexojnë sot emrat e 298 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të vrarë në fatkeqësi.
Hetuesit holandez kanë konstatuar në vitin 2015 se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e bërë në Rusi, por Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com