Gjykata ka trajtuar rastin pas hetimeve që përfundoi Prokuroria duke caktuar 8 muaj burg për, ku 60 vjeçarin Dh. Dukoli.
Kjo historia është ndër ato dhjetra të denoncuara në Gjykatën e Tiranës, mes shumë e shumë ngjarjeve të tjera që enden dyerve të gjykatës apo që ende nuk janë denoncuar pasi nuk kanë gjetur ende kurajo.
Si nisi historia e manjakut ndaj dentistes?
Nga hetimi i ketij procedimi penal ka rezultuar se, në muajin dhjetor të vitit 2015, i pandehuri ka shkuar në klinikën dentare, ku punonte shtetasja B.A dhe i ka kërkuar informacion për çmimet dhe punën. Më pas, ai ka filluar të përdori një gjuhë shumë acaruese kundrejt saj dhe duke e ngacmuar. Nga këto veprime, dentistja ka kuptuar se, i moshuari nuk kishte për qëllim të rregullonte dhëmbët, por ta ngacmonte.
Në muajin prill të vitit 2016, i pandehuri ka shkuar përsëri në klinikën ku ajo është e punësuar dhe i ka thënë se donte të rregullonte dhëmbët. Por, ai menjëherë ka filluar ta ngacmojë dhe më pas, duke i thënë se donte të martohej me të. Dentistja i ka thënë që të dilte jashtë, por ai këmbëngulte, duke i thënë nëse ishte e fejuar; se ai ishte i lagjes dhe e kishte parë që punonte aty; se donte të martohej me të; të bënte fëmijë, etj… Pas këtyre fjalëve i pandehuri është larguar, duke i thënë se do të vinte përsëri.
Pas këtij episodi, dentistja është paraqitur në Polici ku ka depozituar edhe një kallëzim penal për këtë shtetas, por pa emër pasi, ende nuk e kishte identifikuar si person. Kallëzuesja ka theksuar se, ishte trembur nga sjellja prej manikau seksual i këtij shtetasi, me moshë rreth 60 vjeç.
Që nga kjo periudhë shtetasja B.A nuk e ka parë më të pandehurin, derisa në qershor të këtij viti rreth orës 13:55, i pandehuri i ka dalë përpara, i është afruar dhe ka filluar përsëri ta ngacmojë, duke i thënë nëse e mbante mënd që ishte ai, i cili i kishte shkuar në klinikë dhe i kishte propozuar edhe më parë dhe po i tregonte se e kishte shtëpinë shumë afër. Në këtë moment dentistja ka fituar kohë, duke i kërkuar numrin e telefonit dhe se si quhej, ndërkohë që kishte lajmëruar dhe policinë.
Me marrjen e këtij njoftimi, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dh. Dukoli si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Perndjekja” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
I moshuari nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e bëra, por prokuroria në sajë të hetimeve të bëra kërkoi 1 vit burg, ndërkohë që gjykata vlerësoi dënimin me 8 muaj burg ndaj persekutonit të dentistes.
Manjakët,-grupmoshat, në Polici çdo ditë nga 10 kallzime
Manjaku i dentistes është një ndër shumë raste në vend, ku vetëm në Tiranë janë 35 persona të dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës me burg pasi kanë përndjekur e kërcënuar ish të dashurat dhe gratë sepse ato kanë refuzuar lidhjet intime me persekutorët.
Sipas burimeve për ReportTv, çdo ditë në Policinë e Tiranës për këtë krim depozitohen 10 kallëzime, ndërsa ky krim është i përhapur tek grup mosha e 18 dhe 40 vjeçarëve.
35 manjake në burg për vitin 2016, vetëm në Tiranë
Ndërhyrja në jetën private, kërcënimi për të patur një lidhje dashurie jashtë dëshirës apo vazhdimin e një lidhje dashurie të ndërprerë me të dashurën, fejuarën apo gruan ka çuar në burg 35 persona në periudhën Janari-Nëntor 2016.
Referuar shifrave të dhomës penale të gjykatës së Tiranës janë plotë 35 dënime të dhëna për këtë periudhë dhe në shumicën e tyre këto dënime janë me burg ndërsa ende të papërfunduara janë 20 gjykime.
Sipas proceseve gjyqësore ka rezultuar se personat e dënuar janë të një grup moshe 18-40 vjeç por të kallëzuar për këtë krim ka pasur dhe 60 apo 80 vjeçar.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë përndjekur hap pas hapi, kërcënuar e shantazhuar vajza e gra me të cilat ose kanë pasur një lidhje dashurie ose kanë dashur të krijojnë një të tillë pa pëlqimin tyre.
Këto 35 dënime i përkasin proceseve të përfunduara në gjykatë, ndërsa ndalur tek kallëzimet që depozitohen në komisariatet e kryeqytetit për këtë krim sipas burimeve për Report e shqiptarja.com janë 10 të tilla çdo ditë.
Dënimet më të fundit dhënë nga gjykata e Tiranës janë ato të dy të dënuarve shtetasit T.B 50 vjeç që rezulton se prej më shumë se 1 viti përndiqte me telefonata, mesazhe, e deri në prerje rruge ish të dashurën dhe nënën e saj si dhe dënimi i 60 vjecari DH.D që ishte paraqitur si klient në një klinikë dentare e më pas kish nisur të përndiqte me kërkesa për lidhje intime dentisten.
Ndër faktet që Prokuroria ka paraqitur kundër këtyre personave të hetuar e më pas dënuar nga gjykata është dhe ndërhyrja e padrejtë që ata bëjnë në jetën e të dëmtuarave nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformave të komunikimit duke i postuar shpesh herë në adresa false foto apo video intime.
(d.b/Shqiptarja.com)