Talismani i Manchester United-it i ka dhënë lamtumirën ˝Old Trafford˝-it pas 13 vitesh të dominuara nga suksesi, por që vitet e fundit shikohej larg tij.
Skuadra e Evertonit ka zyrtarizuar rikthimin ish-sulmuesit dhe kapitenit të ˝Djajve të Kuq˝ në radhët e saj. Largimi i mundshëm i Romelu Lukakut në drejtim të Manchester-it është kompensuar me rikthimin e 31-vjecarit Rooney në Goodison Park për vetëm 10 milionë £.
Ronald Koeman,trajneri i Evertonit ka në duart e tij një futbollist me mentalitet fitues. ˝Wayne më ka shfaqur ambicje për sukses dhe ne kemi nevojë për këtë mentalitet fitues.Jam shumë i lumtur që ai është sërish me ne˝, shprehet ish-lojtari i Barcelonës dhe kombëtares së Hollandës.
Rooney u kultivua si një nga talentet më premtues në futbollin botëror në akademinë e Evertonit përpara më shumë se një dekade. Pasi ekzaltoi fansat e futbollin me paraqitjet e tij në Kampionatin Europian të vitit 2004 në Portugali me kombëtaren e ˝Tre Luanëve˝,ai mbërriti në Old trafford së bashku me portugezin Cristiano Ronaldo si dy afrimet e ish-trajnerit legjendar skocez, Sir Alex Ferguson.
Në harkun kohor të 13 viteve,ai fitoi 5 tituj të Premier League,tre Kupa të Ligës Angleze,trofeun e Ligës së Kampioneve në vitin 2008 dhe Botërorin e Klubeve,ku u shpall dhe lojtari më i mirë.
Përveç sukseseve me skuadrën, Rooney arriti të thyente dhe rekorde individuale. Ai u bë golashënsuesi më i mirë në historinë e Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë,duke kaluar në të dyja nivelet legjendën angleze Bobby Charlton.
Vitet e fundit ai u gradua dhe kapiten i ˝Djajve të Kuq˝,por minutat e pakta dhe lënia jashtë planeve për të ardhmen nga ana e Jose Mourinho detyruan Rooney-n të kthehet aty ku nisi karriera e tij futbollistike.
Rooney do të kontribuojë në ndërtimin e një skuadre tërësisht të re,falë dhe afrimeve të Jordan Pickford, Micheal Keane, Davy Klaassen dhe Sandro Ramirez.
Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com