“Ju vras të gjithëve”. Këto ishin fjalët e Miklovan Parubit që sapo hyri në lokal ka qëlluar me automatik drejt tavolinës së klubit ku kishte luajtur pak minuta më parë poker. Nga të shtënat mbetën të plagosur Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Të vrarë kanë mbetur Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, jashtë lokalit. Ngjarja ndodhi mesnaten e së hënës.
Shqiptarja.com ndërton dinamikën e ngjarjes së rëndë në Dajc, ku u vranë dy persona dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur pasi shtetasi Miklovan Parubi hapi zjarr në një lokal.
Autori i krimit Miklovan Parubi gjatë pasdites kishte pirë alkool në lokalin ku më pas hapi zjarr. Parubi ka konsumuar alkool e ka luajtur Poker me Ndok Markun, dhe ky i fundit dyshohet se ka qenë shënjestra.
Çdo gjë ka ndodhur pas një debati gjatë lojës së pokerit, ndërsa 33- vjecari Parubi është çuar nga tavolina e lojës pas debatit dhe është rikthyer pas disa minutash i armatosur me kallashnikov. Pasi ka hyrë në lokal, sipas dëshmitarëve u ka thënë të pranishmëve; “Do ju vras të gjithëve!”, në këtë moment ka qëlluar me breshëri, për pasojë kanë mbetur të plagosur Aleks Prendi, Ndok Marku, Vinçens Kopshti, dhe kamarieri Kitas Molla.
Autori në këtë moment ka tentuar të largohet nga lokali, por ne katin e pare ka ndeshur pronarin Arjet Saiti I cili pasi ka dëgjuar krismat, ka tentuar të ndërhyjë për t’i larguar armën nga dora, por është qëlluar me breshëri e për pasojë ka humbur jetën menjëherë. I vdekur në vend ka mbetur edhe shtetasi Gacalin Kopshti i cili në ato momente sapo ishte kthyer nga peshkimi për të takuar të vëllain që gjendej në lokal, por është qëlluar nga breshëria e kallashnikovit.
“Gacalini sapo kishte mbërritur në lokal për të sjellë një vegël pas peshkimit dhe është vrarë nga breshëria e automatikut të Miklovan Parubit” u shpreh xhaxhai i viktimës.
Duke përfituar nga errësira dhe si njohës i zonës, Miklovan Parubi u arratis nga vendi i ngjarjes. Pak pas mesdite, autori u vu ne pranga, në afërsi të banesës së tij. Policia e Shkodres njoftoi se, nga forcat e drejtorisë vendore të policisë Shkodër, gjatë një pune të pandërprerë u bë e mundur të kapet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Dajç, shtetasi Miklovan Parubi.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com