​8 Dhjetori, Basha-studentëve:
Ndryshimi nuk vjen duke pritu

​8 Dhjetori, Basha-studentëve:<br />Ndryshimi nuk vjen duke pritu
TIRANE-Me rastin e 8 Dhjetorit, Dita Kombëtare e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur të rinjtë nga sheshi 'Demokracia' tek Qyteti Studenti aty ku morën hov protestat demokratike 26 vite më parë.

Në formën e një bashkëbisedimi, Basha u ka theksuar studentëve se rinia është ndryshimi.

“Liria është vlera me të cilën do të ecim përpara. Sot nuk ka demokraci, sot ka sundim. Dua ti them çdo të reje e të riu se asgjë nuk na bie nga qielli dhe ndryshimi nuk vjen duke pritur. Ejani të ngrihemi si 26 vite më parë. Beteja jonë t'u kthejmë shpresën”. 

Basha më pas tregoi sipas tij sesa vlerë ka liria.
“Hapja e PD në vitin 2005, më dha mundësinë për ndryshimin e vendit. Unë e kam shijuar avantazhin e lirisë dhe misioni im është që cdo qytetar të gëzojë forcën e rinisë. Sot e gëzon vetëm një bllok.  Vetëm ata janë të lirë të dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë në shkollat e Amerikës, vetëm ata gëzojnë të drejta që na mohohen ne”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai