Gjermania dhe Italia janë afër mesatares evropiane. Në Lituani paratë qarkullojnë më shpejt. Në vendin më të ri të eurozonës për atë që paguan 100 euro në Gjermani mund të kushtojë 142 euro. Më pas vjen Sllovakia (137) dhe më tej vendet e tjera baltike si Letonia (134) dhe Estonia (127). Portugalia është vendi në i lirë perëndimor në eurozonë ku ajo që kushton 100 euro në Gjermani vlen 122 euro në Lisbonë.
Ky shpjegim është i vështirë për t’u kuptuar, por shpjegon se si ndryshojnë çmimet në vendet e eurozonës. Për shembull në Paris mund të gjesh një kafe ekspres për 1.5€. Në Itali do të kishte protesta nëse çmimi do të kalonte mbi 1€. Kjo do të thotë se të shpenzon 100 euro në Paris për kafe do të merrni 66 ekspresë, ndërsa në Itali do të merrni 100 kafe. Kjo shpjegon fuqinë blerëse të euros në vendet e eurozonës.
Për shembull, në Irlandë, vendlindja e birrës Guinness, është vendi më i shtrenjtë për alkool dhe cigare. Ndërsa Bullgaria është më vendi më i lirë. Rrobat janë më të shtrenjta në Suedi, përveç këpucëve që kushtojnë më shtrenjtë në Danimarkë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)