​Akuza e fortë e Berishës: Rama
urdhëroi bllokimin e radarëve

​Akuza e fortë e Berishës: Rama<br />urdhëroi bllokimin e radarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha komentoi fitoren e PS në zgjedhjet e 25 qershorit, duke folur për atë që ai e quan Kushtetuta morale e njeriut.

Në lidhje me këtë të fundit, ish-kryeministri tha se Rama dhe PS në këtë Kushtetutë janë fitimtarë-humbësit më të mëdhenj në historinë e këtij vendi.

“Kjo seancë mblidhet për raportin e qeverisë që mblidhet në katër vitet që vijnë, mazhorancë e dalë nga zgjedhjet e fundit. Deri këtu kemi të bëjmë me një ecuri të ligjshme, të përcaktuar nga Kushtetuta. Mirëpo, ka zi në fytyrën e deputetëve, frikë dhe pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim këtu, por të pranojë, të ndryshëm nga ai i katër viteve më parë, por mbajti të diktuar nga një panik i madh. Nga vjen ky panik? Ky njeri me Kushtetutë ulet aty kryeministër i vendit, të tjerë ka caktuar ministra. Ai e di mirë se përveç Kushtetutës, në ligje ekziston Kushtetuta morale e njeriut. Në këtë Kushtetutë, ju jeni fitimtarë-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi. Në atë Kushtetutë morale, ju vini këtu si një pseudo-mazhorancë e vërtetë, në atë Kushtetutë ju jeni të ndëshkuar. 2.4 milionë shqiptarë ju përbuzën, ju ndëshkuan, me votën kundër dhe me bojkotin ua shndërruan fitoren në një dasmë pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Çfarë fitoreje është kjo, kur procesin themelor jetik për demokracinë nuk i besuan miliona shqiptarë, por braktisën kutitë e votimit. Procesi i votimit është detyra e parë e qeverisë. Kryeministër që ulet në atë vend, je i përçmuar, i dyti pas Mehmet Shehut. E fyen gënjeshtrën ta quash Edi Ramën gënjeshtar”, tha Berisha.
 
Më tej, ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta për drogën në vend, teksa tha se në sallën e Kuvendit ka përdorues droge. Ndërkohë, ai iu drejtua direkt kryeministrit Rama, duke i kërkuar të bëjnë bashkë testin e drogës.

“Pse qytetarët shqiptarë iu ndëshkuan në mënyrë ekzemplare? Kjo sepse filozofia jote ëhstë filozofia e drogës. Këtu ka përdorues droge. Hajde shkojmë bashkë të bëjmë testin e drogës. E mbushe Shqipërinë me drogë, duke u bërë i dyti në botë. Me mijëra e mijëra tonelata drogë presin për t’u shitur. Ti ke dhënë urdhër për bllokimin e radarëve. Fitorja juaj është dasmë pa nuse, sepse është e bazuar mbi krimin. Je kundërshtari më i egër i ligjit”, shtoi më tej ish-kryeministri.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri