Podcasti i Ramës/ Intervistë me sipërmarrësin demokrat: Kur erdha nga Italia, s’më njohu djali! Tha ‘mami kush është ky burrë që fle këtu’

TIRANË- Në podcastin e kësaj të shtune kryeministrit Edi Rama ka biseduar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka treguar vitet e tij të vështira, se si është rritur në një dhomë 4 me 4, ku jetonin 9 persona, emigrimi në Itali e kthimi në atdhe si biznesmen.

“Jemi rritur në një dhomë 4 me 4. Jashtë kishim një hamam, kishim një kuzhinë të vogël, por lagja që kemi qenë ne na kanë përkrahur jashtë mase, na kanë mbështetur nga të gjitha drejtime”, tregon ai.

Emigrimi nuk ka qenë i lehtë, aq sa është detyruar që të qëndrojë larg familjes. Ai tregon edhe një moment të dhimshëm, kur djali nuk e ka njohur.

“Në Itali kur kam shkuar, kam shkuar me patentë ndërkombëtare dhe kam filluar shofer pas 15 ditësh. Në Itali kam punuar dhe kur kam ikur në ’91 e kam lënë djalin 1 vjeç dhe kur jam kthyer e kam gjetur djalin 4 vjec. Kur kam ardhur për herë të parë, pas 3 vjetëve, i tha djali të ëmës “Kush është ky burri që fle këtu”, shtoi sipërmarrësi.

Për t’u kthyer në atdhe e ka bindur shoku i tij. 

“Ai më pa që isha punëtor dhe më tha “Gim, je djalë i mirë, je djalë punëtor. Kthehu në Shqipëri se këtu do mbetesh shofer”. Ai ishte momenti që ai më ndihmoi në të gjitha drejtimet; erdha në Lushnje, hapa biznesin bashkë me vëllezërit dhe që në ’94, 4 muaj pasi hapa biznesin, kam punësuar 3 italianë, kam sjellë shkollën e parë moderne nga Italia që ishte makina brenda në klasë, të gjitha tipet e mjeteve dhe kam sjellë, gjithë pajisjet për lyerjet e makinave, kam sjellë një bojaxhi, një karrocier për llamarinat dhe një mekanik, që në ’94. Kanë punuar 3 vjet në Shqipëri, u martuan me gra shqiptare dhe kanë familjet sot e kësaj dite”, tregon Xhindoli.

Nisur nga kjo eksperiencë, sipërmarrësi tregon se kur të rinjtë i thonë se do ikin për punë jashtë vendit, nuk i ndalon, por thotë se shumica prej tyre janë kthyer.

“Pardje një inxhinier i imi që kam bashkëpunuar këtu në Tiranë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: Jam bërë pishman - tha, këtu kishte goxha pagë ai, 1500 euro në muaj dhe ishte shumë i zoti. Dhe më ka thënë që do kthehem. Hajde – i thashë unë. Derën e ke të hapur. Madje të gjithë këta punëtorët që kanë ikur, unë i them, ik provoje, dera hapur është. Edhe janë kthyer”, u shpreh ai përballë kryeministrit Edi Rama.

Kjo intervistë nuk ka qenë e zakonshme, sepse Agim Xhindoli është marrë me politik dhe prej 32 vitesh ka kontribuar për Partinë Demorkatike. 

“Unë dhe familja ime e them me plot gojën, që jemi të vetmit gjatë 32 viteve që nuk kemi luajtur nga PD dhe jemi te PD, atje ku kam kontributin 32 vjeçar unë dhe familja ime. Jemi të drejtpërdrejtë, nuk fshihemi. Prandaj respektohemi se jemi të drejtpërdrejtë. Japim kontributin tonë, por s’kam asnjë kompleks. Madje dhe kur erdhët ju te fabrika se unë ju vlerësoj shumë dhe ju respektoj në maksimum se je kryeministri i parë, - se unë në biznes nuk kam as 3 ditë, as tre muaj, as 3 vjet, në 1 maj tani, mbush 29 vjet - dhe nuk ka ardhur njeri nga politika, nga PD që unë kam kontributin tim familjar, të më ketë vizituar fabrikën, as për mire, as për keq. Megjithatë prapë unë i jam mirënjohës të gjithëve, çfarë kanë bërë ia kam bërë hallall. E kam bërë dhe për veten time dhe për shpirtin tim. E kam bërë si qytetar. Dhe kur erdhët atë ditë dhe më thatë: e keni kompleks? Ju thashë: kompleks nuk kam, biles jam më i lumturi i botës që po vjen një kryeministër”, përfundoi Xhindoli.

Ky është podcasti i katërt i kryeministrit Edi Rama, i cili në këtë fushatë zgjedhore ka vendosur që të bëjë edhe rolin e intervistuesit me kandidatët e PS-së, por jo vetëm. 

 

 

VIDEO- PODCASTI i plotë i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
VIDEO/ Rama tregon momentin kur kanë dashur ta vrisnin: Më ndoqi me çekiç! Ishte gjysmë i çmendur! Unë e merrja me te qeshur

Podcastin me sipërmarrësin Agim Xhindoli, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi edhe për t’u rikthyer në kohë, duke sjellë episode sa interesante aq intriguese, nga Lushnja, ku kishte shkuar përherë të parë me tren, kohën kur ishte piktor. Thotë se ishte me mikun e tij Vladimir Myrtezajn dhe kishin marrë një porosi të përshkruanin Shqipërinë e kohës së Zogut në një murale.

“Bie telefoni, ishte një telefon aty. Hap telefonin unë dhe thotë: ju pret poshtë i plotfuqishmi. S’kam kërkuar - i thashë - asnjë të plotfuqishëm kështu që skam takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin”, thotë Rama.

Bëhet fjalë për vitin 1987, kur kryeministri duhet të ketë qenë një 23 vjeçar, që siç ai e përshkruan veten, ishte edhe rebel, i parruar. Një formë për të protestuar ndaj kohës dhe sistemit. Më gjuhën e një detajuesi, ai tregon personazhin misterioz, që pasi nuk mori përgjigje në telefoni e dhomës së hotelit, i trokiti në derë

“Me një kostum, gri, me këpucët gri me vrima. I zeshkët me një kravatë si gjuhë lope kështu e trashë që më thotë: atë mjekrën do ta rruash vetë apo do ta rruajmë ne, gjatosh”, shtoi ai.

Protestën ndaj regjimit, Rama e tregon me kënaqësinë e një njeriu që ka arritur të përballet, edhe pse atë kohë kjo gjë rrallë ndodhte. Ndryshe përfundoje keq. 30 e disa vite më pas, nuk kalon pa venë në dukje njohuritë e tij për pikturën, artin në botë

“Filloi piktura të krijonte shqetësime, jo po ç‘është kjo, jo po kau kështu - “kështu ka qenë kau në kohë të Zogut, Ku e dini ju? Ne mendojmë që ka qenë kështu, gërdallë e madhe. Jo, s’është kau i Zogut ky, ky është si kau i Pikasos. Nuk e njoh i thoja, nuk di gjë kush është Pikaso”, deklaroi Rama.

Në mbyllje të për të kënaqur me humor edhe mysafirin e tij Xhindolin, Rama solli një tjetër episod të atyre ditëve në Lushnjë. Ishte dita kur veteranët që njihnin kohën e Zogut, do të vendosnin mbi fatin e muralit

“Edhe ishte njëri, një person, i cili më ndiqte mua në Lushnjë, më ndiqte literalisht me një çekiç të mbledhur në një gazetë dhe thoshte : unë atë do ta vras. Dhe ishte gjys i çmendur, unë e merrja me të qeshur”, përfundoi Rama rrëfimin e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 29/04/2023 14:31

    Me kete podcast e keni fituar padiskutim audiencen e qytetareve

    Përgjigju
    • Sigurisht: 29/04/2023 15:14

      Që jo

  • Teo: 29/04/2023 13:26

    Nga nje parti si pd mund te presesh cdo gje

    Përgjigju
  • Eno: 29/04/2023 13:25

    Njeri mjaft puntor e me nje jete aspak te lehet

    Përgjigju
  • Denisa: 29/04/2023 13:18

    edhe pse ky i ftuar mbeshtet nje force tjeter politike ai pranoi ftesen tuaj per te qene ne kete podkast

    Përgjigju
  • luli: 29/04/2023 13:17

    po ku ka pas perfitime si sipermarres ne kohen e saliut ai qe vetem shkaterronin cdo gje

    Përgjigju
  • Fiona: 29/04/2023 13:16

    vertet shume prekese fjalet qe ka thene djali i tij

    Përgjigju
    • Popo: 29/04/2023 16:08

      Shyqyr djali nuk tha ku është ai burri tjetër

  • Klea: 29/04/2023 11:52

    Ky emision na tregon edhe me shume rreth ceshtjeve te ndryshme ,biseda mjaft interesante qe duhen degjuar nga te gjithe

    Përgjigju
  • Hera: 29/04/2023 11:50

    Nje bisede mjaft interesante per tu degjuar nga te gjjthe

    Përgjigju
  • Bobi: 29/04/2023 11:13

    Po ku pyet i cmenduri per nje gjysem te cmendur. Prandaj qeshje me te

    Përgjigju
  • Tarrasi: 29/04/2023 11:09

    O Shqiptar dëgjoni e mbani vesh kudo që të vesh në Bot do jesh shërbëtor. Në Shqipri jeni Zot pra mos u gënjeni e lerini llafet e barcaletat po punoni në Shqipri. Se po të punoni në Shqipri si punoni në Gjermani do ja kaloni dhe Zvicrës. Mos u ankoni po punoni punoni punoni. Falemnderit për mifkuptimin.

    Përgjigju
  • Bravo: 29/04/2023 10:38

    Vazhdo se kështu do tërhiqen Shqiptarët të hapin biznes, edhe puntorë do gjejmë.

    Përgjigju
  • Bita: 29/04/2023 10:38

    Nuk eshte keshtu si e tregon ky. Albanistani eshte vend i felliqur

    Përgjigju
  • Loni: 29/04/2023 10:06

    Ky sipermarres po jep mesazh te mire per te ecur perpara

    Përgjigju
  • Kevi: 29/04/2023 10:05

    Eshte dhene nje mesazh shume i bukur

    Përgjigju
  • Eni: 29/04/2023 10:01

    Me force e vullnet arrin te dalesh nga mjerimi

    Përgjigju
    • Vlora: 29/04/2023 12:25

      Mjerimi eshte ngulur kemb kryq ne shqiperi i dashur.korrupsion nga te gjitha anet e shqiperise ne te gjitha institucionet pa prejashtim

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë