​ALBtelecom dhe Eagle Mobile sjell
pushime të mrekullueshme këtë verë

​ALBtelecom dhe Eagle Mobile sjell<br />pushime të mrekullueshme këtë verë
ALBtelecom dhe Eagle Mobile, ofruesi i vetëm në Shqipëri që ofron katër shërbime në një në tregun e telekomunikacionit, di t’i shpërblejë më së miri abonentët. Duke nisur nga data 15 korrik, çdo ditë të mërkurë për 10 javë radhazi me anë të një shorteu do të përzgjidhen nga 5 abonentë fitues. Ata, bashkë me një njeri të dashur të tyre, do të mund të kalojnë çaste të magjishme për një javë resht në Hotelin me 5 yje “AzuraDeluxeResort& SPA Hotel” në Antalja (Alanya) të Turqisë.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile do të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe abonentëve fitues u mbetet vetëm të shijojnë çastet e paharrueshme të këtyre pushimeve në bregdetin mesdhetar të Antaljas.

Përzgjedhja e abonentëve me fat të ALBtelecom dhe Eagle Mobiledo të bëhet çdo ditë të mërkurë në orën 19:40 në një transmetim të drejtpërdrejtë. Pjesë e këtij shorteujanë automatikisht të gjithë abonentët Eagle Mobile ekzistues dhe ata të rinj, të cilët bëjnë një nga rimbushjet 800 lekë, 1000 lekë ose 1200 lekë. Vlen të përmendet fakti se abonentët sa më shumë të kryejnë rimbushje të numrave të tyre Eagle aq më shumë shanse kanëpër të fituar.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile, kompania e vetme në Shqipëri që ofron paketa shërbimesh të kombinuara të telefonisë fikse, internetit fiks, telefonisë dhe internetit në celular, IPTV, shërbimet “Cloud”, këtë verë do të dhurojë shumë surpriza dhe kënaqësi veçanërisht për abonentët por edhe për publikun në tërësi. 

Kompania ofron gjithashtu një rrjet të gjerë të shërbimit WiFi në hapësirat publike. ALBtelecom dhe Eagle Mobile fton të gjithë pushuesit që zotërojnë një numër celular Eagle të përdorin falas shërbimin ALBwifi në zonat bregdetare ku ata do të pushojnë këtë verë për të ndarë kujtime të paharrueshme me miqtë e tyre kudo në botë. 

Këtë verë “PUSHO me ALBtelecom”!
vv
vv

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë