​Ambasada SHBA-USAID: Do të
raportojmë çdo incident në zgjedhje

​Ambasada SHBA-USAID: Do të<br />raportojmë çdo incident në zgjedhje
TIRANE- Zgjedhjet për kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiake, që do të mbahen sot, do të jenë nën një monitorim të posaçëm prej vëzhguesve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ambasada ka angazhuar, 1 mijë vëzhgues në terren të cilët do të komunikojnë me qendrën për të pasqyruar çdo problematik që do të ketë gjatë procesit.

Qendra e raportimit është vendosur pranë ambienteve të ambasadës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me USAID ALBANIA garantojnë se kanë marrë të gjitha masat për të raportuar çdo incident të mundshëm në zgjedhje. Ambasada amerikane në bashkëpunim me USAID kanë bërë gati qendrën e raportimit brenda ambienteve të ambasadës”, thuhet në deklaratën për media të ambasadës së SHBA-së. Për të koordinuar punën, në qendër janë vendosur një grup të rinjsh.

“Një grup të rinjsh do të qëndrojnë në qendër për të pritur të gjitha informacionet që do të vijnë nga vëzhguesit në terren, të cilët janë shpërndarë në më shumë se 1 mijë qendra votimi”, sqarohet në deklaratë. Qendra do të funksionojë prej orës 7 të mëngjesit të nesërm, kohë ku do të nisë procesi i votimit në qendra e do të vijojë deri në mbylljen e votimit e të numërimit. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ambasada amerikane dhe USAID do të zbardhin edhe vëzhgimin statistikor për të gjithë vendin.

Sipas ambasadës, javën e fundit të fushatës në pritje të zgjedhjeve, ambasada është kujdesur që të bëjë akreditimin e të gjithë vëzhguesve duke i pajisur ata me karta akreditimi për të shmangur kështu edhe incidentet e mundshme.

Por nuk do të jenë vetëm vëzhguesit e SHBA-së që do të jenë në terren për të monitoruar procesin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgajtë 7 ditëve të fundit ka akredituar vëzhgues nga OJF, ambasada, por dhe vëzhgues të vetë kandidatëve. Po ashtu dhe përfaqësia e OSBE-ODHIR ka nisur punën për vëzhgimin e procesit.

ODIHR ka monitoruar zhvillimet gjatë fushatës elektorale, ndërsa do të angazhojë në terren vëzhguesit dhe gjatë ditës së votimit. Një ditë pas zgjedhjeve OSBE-ODHIR do të paraqesë raportin paraprak për zhvillimin e zgjedhjeve. Megjithatë vetë partitë politike, kanë kërkuar gjatë ditëve të fundit të fushatës prezencën e vëzhguesve, sidomos në ato zona ku i shikojnë më problematike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu