Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i Autoriteteti të Mbikqyrjes Finaciare (AMF), Ervin Koçi foli në një konferencë për mediat në lidhje me zhvillimet e fundit në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.
Koçi tha se AMF ka ndryshuar strukturën në funksion të mbikëqyrjes efektive të tregjeve, duke shtuar se do ti jepet zgjidhje problemit të detyrimeve të papaguara në aksidente nga viti 2002.
Sipas Koçit nuk do të lejohet më akumulimi i dëmeve të prapambetura për qytetarët.
"Gjatë këtyre muajve kemi qenë të fokusuar edhe për kryerjen e pagesave të Fondit të Kompensimit, një gangrenë tjetër që ka pasur tregu, nga shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve, ku detyrimet e Fondit të Kompensimit datojnë qysh prej vitit 2002, pra përpara 15 vjetësh, të pashlyera. Ne jemi të angazhuar që brenda vitit 2018 të mos kemi asnjë pagesë të prapambetur për dëmet që i takojnë periudhave 2002-2016. Pagesat tashmë kanë filluar nga ngjarjet më të hershme dhe shoqëritë kanë marrë përgjegjësitë që u takojnë” – theksoi Koçi.
Më tej, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv bëri një pasqyrim të zhvillimeve në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.
Sipas të dhënave më të fundit, tregu i sigurimeve, për periudhën janar-gusht ka shënuar një rritje me rreth 12% të volumit të primeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shoqëruar gjithashtu me një rritje me 31% të dëmeve të paguara nga kompanitë
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së theksoi gjithashtu se Autoriteti, me asistencën e organizmave ndërkombëtare, po punon ende për të përmirësuar Ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” në pjesë të veçanta të tij, përpara se të miratohet në Parlament. Kjo, edhe pas problematikave që kanë dalë së fundi në treg mbi luhatjet e çmimeve apo mbi nivelin e përgjegjësisë mbi palët e treta, duke e orientuar të gjithë projektligjin në rritjen e besimit të publikut.
Koçi pasqyroi edhe zhvillimet më të fundit në tregun e investimeve, ku evidentoi edhe licencimin e të parës Bursë shqiptare të titujve.
Kjo, - u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, - do të ndihmojë në zhvillimin më të mirë të tregut sekondar të letrave me vlerë, zgjerimin e mundësive për financim nga ana e sipërmarrësve, në përdorimin më efektiv të parasë dhe në krijimin e një energjie pozitive për ekonominë e vendit.
Koci apeloi edhe njëherë për të bërë shumë kujdes në rastet e investimeve në platformat online, ndërsa vlerësoi rolin e medias në këtë drejtim për të bërë që konsumatorët e këtij produkti të investojnë vetëm në platforma të sigurta dhe të licencuara.
Redaksia Online
J.Sh/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO