​Amnistia,PD:Të mos e votojmë!
Qeveria fal kriminelë si Prenga

​Amnistia,PD:Të mos e votojmë!<br />Qeveria fal kriminelë si Prenga
TIRANE-Partia Demokratike denoncoi sot se qeveria po fal kriminelët me draftin e përgatitur të Amnistisë për faljen e dënimit ndaj të dënuarve.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se ‘amnistia qeveritare do të falë Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjerë si dhe trafikantët e drogës’.

Partia Demokratike u shpreh sot se e dënon këtë amnisti dhe i bën thirrje deputetëve të ndershëm të mos e votojnë atë.

Edi Rama ka përgatitur një amnisti e cila do t’u japë lirinë dhe do të falë kultivuesit e drogës, kriminelët që kanë tentuar të vrasin, kriminelët që kanë dhunuar zgjedhjet. Kur vendi ka nevojë të luftojë krimin që po shtie në dorë politikën, ekonominë, dhe gjithë shoqërinë, Edi Rama ka zgjedhur  të falë kriminelët. Amnistia qeveritare do të falë Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjerët si ai, por nuk do të falë qytetarët që protestuan kundër ndërtimit të paligjshëm të parkut të liqenit”.
Sipas Ristanit kjo ka një mesazh të qartë, frikësimin e qytetarëve dhe se kriminelët nuk do të ndëshkohen kurrë.
“Kjo është bërë me qëllim për të dhënë mesazhin se:
Amnistia nuk përfshin qytetarët aktivë me qëllim për t’u thënë mesazhin e qartë të gjithë popullit: ata që do të guxojnë të ngrejnë zërin dhe të protestojnë kundër qeverisë do t’i presë burgu dhe gjobat.
Amnistia do të falë kriminelë me pushtet për t’i qetësuar të gjithë kriminelët e të tjerë në politikë se sa të jetë Edi Rama në pushtet nuk do të ketë dekriminalizim të politikës.
Amnistia po fal kriminelët për t’u thënë atyre se nëse i shërbejnë Edi Ramës, nuk do t’i gjejë kurrë gjë.
Amnistia po fal kultivuesit e drogës për t’u dhënë mesazh të gjithë klutivuesve dhe trafikantëve se sa të jetë Edi Rama në pushtet ata mund të kultivojnë dhe trafikojnë drogë dhe nuk do t’i gjejë kurrë gjë.
Amnistia po fal dhunuesit e zgjedhjeve për t’i dhënë mesazh të gjithë dhunuesve të votës së lirë se nëse prishin zgjedhjet e ardhshme nën urdhrat e Edi Ramës ata nuk do t’i gjejë kurrë gjë. 
Amnistia që po bën Edi Rama është goditje për qytetarët e ndershëm, është goditje për dekriminalizmin, është goditje për luftën kundër drogës, është goditje për zgjedhjet e lira
”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai