​Anëtari i Kryesisë së PD:
Të tërhiqen ministrat teknikë

​Anëtari i Kryesisë së PD:<br />Të tërhiqen ministrat teknikë
TIRANE-“Ministrat teknikë duhet të tërhiqen”.

Kështu u shpreh sot nga studio e Report Tv, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Nga pikëpamja kushtetuese ata kanë mandatin deri në krijimin e qeverisë së re. Kjo është normale, por nga pikëpamja politike, ky është gjykimi im personal, me këtë situatë që ndodhi zotërinjtë ministra duhet të tërhiqen dhe të mos jenë më pjesë e një marrëveshje që rezultoi me defektet e saj dhe nuk favorizoi PD dhe mirë do të ishte të tërhiqen. Por nga ana juridike ata janë në rregull dhe presin mandatimin e qeverisë së re”, tha Çollaku.

Në intervistën në studion e lajmeve të Report Tv, ku u pyet mbi situatën më të fundit në PD ku shume demokratë kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Çollaku vlerëson se debatet e lindura aktualisht janë një shthurje.
“Është një shthurje nga ana e të gjitha palëve. Ka pasur një peticion, ka kundërpërgjigje, është bërë si një kor militantësh. Është një situatë e papërgjegjshme, pavarësisht se kush është fituesi, sepse këto nuk janë beteja, por janë shthurje”.

Çollaku tha se nuk ka firmosur asnjë peticion dhe se ka kërkuar me insistim mbledhjen e Kryesisë së PD për të bërë analizën e humbjes.

“Motivi është se pavarësisht se ndaj shqetësime të ngjashme me shumë kolegë që kanë firmosur, unë nuk mendoj se mënyra për të zhvilluar këtë debat jetik bëhet përmes peticioneve. Unë po mundohem të mbaj një kandil ndezur për t’i thirrur arsyes. Kam parë deklarata të tepruara, janë të pavend. Kam 3 ditë që kërkoj me insistim, i kam bërë letër sekretarit të Përgjithshëm mbledhjen e kryesisë së PD. Të disiplinojmë mënyrën sesi do bëhet ky debat për humbjen e zgjedhjeve”.

Më tej, Çollaku tha se data e mbajtjes së garës për të zgjedhur kryetarin e ri të PD nuk e zgjedhin dy nënkryetarët e PD, por Kryesia, e cila nuk është mbledhur prej kohësh.

I pyetur nëse e mbështet kandidaturën e Eduart Selamit, Çollaku, ai tha s ky kandidim është i nxituar.

“Nëse do garonte me sinqeritet megjithë respektin them se z Selami nuk është rivali i duhur për z Basha”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…