​Angli, Investime te Chelsea
Abramovich akordon 200 mln paund

​Angli, Investime te Chelsea<br />Abramovich akordon 200 mln paund
Antonio Conte ka fituar plotësisht besimin e padronit të Chelsea-t, Roman Abramovich me suksesin e arritur në vitin e tij të parë të Blutë duke fituar titullin kampion në Premier League.

Tashmë oreksi i manjatit rus është rritur dhe kërkon të triumfojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të investojë shifra të mëdha në skuadër për përforcimin e saj. Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”, Abramovich akordon 200 milionë paund për blerje futbollistësh. Objektivat e kampionëve të saposhpallur të Anglisë janë të shumtë dhe një prej tyre është Tiemoue Bakayoko.

Mesfushori francez i Monaco-s që e sheh veten të eklipsuar nga Mbappe, vlerësohet nga trajneri italian sepse është dinamik në fushën e lojës. Sipas “The Telegraph”, Chelsea tashmë e ka paraqitur ofertën për të në zyrat e Monaco-s; 42.7 milionë paund.

Por Chelsea ka edhe prioritete të tjera për projektin e tij të sezonit të ardhshëm. “Blutë” kërkojnë që të mbajnë portierin Courtois në “Stamford Bridge” dhe për këtë i kanë ofruar një kontratë të re me pagë 150 mijë paund në javë.

Po kështu, prioritet i “bluve” është edhe qëndrimi i Eden Hazard, i cili prej kohësh është vënë në shënjestrën e klubeve të mëdhenj të Europës. Drejtuesit e Chelseat i kanë premtuar belgut se skuadra do të ndërtohet rreth tij nëse ai do të pranojë të rinovojë kontratën e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi