Pas arrestimit të pedagogut Klodian Zaimaj i dyshuar për terrorizëm në Malejzi, mësohet se janë edhe dy shqiptarë të tjerë të cilët dyshohen për lidhje me terrorizmin dhe kryesisht ISIS-in. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Lushnja me inicialet J.Z dhe A.G.

Pedagog në Malajzi, Klodian Zaimaj që njihet edhe me emrin fetar Ibrahim, u arrestua së bashku me tetë persona të tjerë pasi dyshohet se rekrutonte të rinj për t’ju bashkuar organizatës terroriste ISIS. Sipas policisë Zaimaj  jetonte dhe punonte prej disa vitesh në Malajzi ku edhe ka mbaruar studimet e larta.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com