Klubi francez i Olimpik Lionit, ka transferuar tek Arsenali, sulmuesin Alexandre Lacazette, për 60 mln euro.

Shifër kjo rekord për klubin francez, rekordin e mëparshëm në këtë klub e mbante transferimi Corentin Tolisso te Bayern Munich për 41.5 mln euro.

Lajmi është bërë i ditur gjatë të mërkurës nga klubi francez, ndërkohë Arsenali, bën të ditur që francezi Lacazzete, do të luajë për një kohë të gjatë me “topçinjtë” e Londrës.  

26-vjeçari i dalë nga akademia e Lionit, prej 2010 luan me ekipin e parë të Olimpik Lionit, me të cilin ka luajtur 203 ndeshje dhe ka shënuar 100 gola. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com