​Artistë nga Azia çelin Simpoziumin
e Skulpturave të Parkut në Korçë

​Artistë nga Azia çelin Simpoziumin<br />e Skulpturave të Parkut në Korçë
Ka nisur në qytetin e Korçës edicioni i 8-të i Simpoziumit Skulptura e Parkut 2017.

Këtë herë simpoziumi vjen me një koncept të veçantë, duke i sjellë Korçës frymën Aziatike të gdhendjes së gurit.

Festivali do të zhvillohet rreth 12 ditë, ndryshe nga herët e tjera që është mbajtur vetëm në 5 ditë.

I organizuar për tetë vjet me radhë nga Bashkia e Korçës, ky festival i ka sjellë qytetit deri më sot rreth 50 skulptura nga artistët e vendeve të ndryshme të Europës dhe të Botës.

Këto skulptura janë vendosur në parkun e qytetit. Ndërsa në edicionin e këtij viti marrin pjesë pesë skulptorë dhe katër arkitektë që vijnë për herë të parë në Korçë.

Sipas kuratorit, Genti Tavanxhi në këtë festival bashkëpunojnë për herë të parë skulptorët me arkitektët. Kjo bëhet “për të treguar vlerat e kulturës së këtij qyteti”, thotë Tavanxhi.

Xhena Li, skulptore nga Koreja e Veriut vjen për herë të parë në Korçë. Ajo shprehet se është e emocionuar nga ky qytet dhe e ka të lehtë të ambientohet me veprat që i përshtaten parkut të tij.

[gallery]23045[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet