Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë "arrest me burg" për Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën, të dyshuar si atentatorët ndaj Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit. Avokati mbrojtës pretendoi përmes pamjeve filmike se Kolaveri ka qenë në ambientet e një lokali në Kamëz, në momentin e atentatit me snajper nga jashtë burgut.
Por, një kundër pretendim nga ngritur Prokuroria, duke paraqitur gjithashtu pamje filmike që dëshmojnë se Ergys Kolaveri është përfshirë në atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit.
Prokurori Endrit Bimi solli si prova pamjet e filmuara nga kamerat e një biznesi pranë burgut të Vaqarrit që kanë filmuar një furgon të bardhë.
Pavarësisht se targat nuk ishin të qarta në pamje, prokurori tha se shenja të tjera dalluese e bënin të ngjashëm me furgonin në pronësi të Ergys Kolaverit.
Në furgonin e këtij të fundit u gjetën të fshehura edhe një palë dylbi, që dyshohet se janë përdorur për të vëzhguar ambientet e ajrimit të burgut të Vaqarrit nga një kodër përballë. Po ashtu, prokurori citoi deklarimet e një banori të zonës që ka thënë se kur dëgjoi krismën doli në ballkon dhe pa një makinë të bardhë.
Kamerat e sigurisë të një biznesi rreth 200 metra më poshtë vendit të ngjarjes u dallua me pas furgoni tip ‘Mercedes-Benz’ i modelit ‘Vito’, me ngjyrë të bardhë. Sipas Prokurorisë, “shënjestër” e atentatit ka qenë i paraburgosuri Gazmir Daci, i cili ka deklaruar se ka qenë duke dalë në ambientin e ajrimit të burgut kur ka parë Lili Dulajn të shtrirë përtokë dhe të plagosur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO