BalkanWeb vjedh lajmin e Shqiptarja.com. Bëhet fjalë për artikullin me përgjimet nga trafikantëve të drogës në Vlorë ku sipas prokurorisë janë të përfshirë agjenti i policisë Renaldo Avduli, i shpallur në kërkim.
Artikulli i Shqiptarja.com për përgjimet e drogës është publikuar fillimisht në Shqiptarja.com në print dhe më pas në ueb.
Në përgjimet që publikon “Shqiptarja.com” del qartë se punonjësi i policisë informonte dhe garantonte Haxhiraj se parcelat nuk do prekeshin, por e këshillon që njerëzit aty të rinë të qetë dhe të mos qëllojnë, edhe sikur në zonë të ketë të shtëna me armë.
Lajmi u publikua në Shqiptarja.com me shkurtime në orën 7:52 të paradites dhe u updatua në orën 11:31 minuta për të vendosur përgjimet e plota.

Por për çudi, një portal tjetër i lajmeve, BalkanWeb.com, publikon të njëjtin artikull, me të njëjtin tekst, me citimin, ‘BalkanWeb ka mundur të sigurojë një pjesë të bisedave...”
Lajmi i Shqiptarja.com, u publikua në BalkanWeb, në orën 12:6 minuta.

Një gabim i vogël gjatë vendosjes së lajmit në Shqiptarja.com, dëshmon grabitjen e artikullit nga BalkanWeb. Një fjalë gjatë dialogut të përgjimeve, e harruar pa Bold, nga ana e Shqiptarja.com, rezultoi e harruar pa Bold dhe në portalin BalkanWeb.

Gabimi tek Shqiptarja.com ku ne dialog ( polici ) nuk eshte bere me shkrimin bold e njejta gjë dhe tek BalkanWeb
Këtu nuk bëhet fjalë për kooçidencë, por për një 'Copy Paste' të pastër, nëse flasim me veprimet e rëndomta të vjedhjeve në internet.

Kolegë! Vjedhja e artikujve dënohet, jo vetëm me rrugë zyrtare, sepse më i ashpri, është dënimi që të jep lexuesi. Ky i fundit, me zgjuarsi arrin të kuptojë median e vërtetë dhe të bëjë dallimin e kopjacëve nga gazetaria. Kjo e fundit, kërkon mund, djersë, talent e burime.
REDAKSIA
SHQIPTARJA.COM
/Shqiptarja.com