​Balla:  Hahn mesazh të qartë
PD-së që synon të bllokojë zgjedhjet

​Balla:  Hahn mesazh të qartë<br />PD-së që synon të bllokojë zgjedhjet
ELBASAN-Në vijim të takimeve elektorale, kryesuesi i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, z. Taulant Balla, ishte sot në Gjergjan të Elbasanit në një takim me banoret e kësaj zone, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, z. Arben Kamani.
 
Pasi njohu të pranishmet me programin e Partisë Socialiste edhe për katër vjeçarin e ardhshëm, Balla u ndal te një çështje tejet sensitive.
 
Interesit të mediave për letrën e komisionerit Hahn, Balla iu përgjigj se ajo ishte një mesazh tepër i qartë për Partinë Demokratike e cila ka për synim bllokimin e zgjedhjeve.
 
“Nuk ka ndodhur, jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës që kur ka një sistem demokratik që një parti politike të pengojë zgjedhjet, që një parti politike ti thotë popullit mos shko në zgjedhje. Ne duam që populli të shkojë në zgjedhje dhe që populli të vlerësojë me votë këdo që ka punuar,” tha Balla.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi