ELBASAN-Një ditë pasi Monika Kryemadhi e LSI u shpreh dje me kritika duke thënë se në Librazhd nuk ka ujë, ndërsa qeveria flet për reforma, sot ka i është kundërpërgjigjur socialisti Taulant Balla.
I pyetur nga gazetarët, deputetit i PS-së në Librazhd ka përdorur ironinë, duke e quajtur LSI-në pjesë të opozitës.
“S’e di cdo beje opozita ne qarqet e tjera po ne Elbasan ajo ka filluar fushaten! Do thoni ju qe mikja ime Monika nuk eshte opozite! Po e keni gabim, sepse Monika ben opozite edhe per dikasteret apo agjencite qe jane pergjegjesi e partise se saj ne qeveri. Ja per shembull, shkon ne Shushice e thote s'eshte bere asgje per bujqesine, nderkohe qe partneri yne ka edhe Ministrine edhe agjencine e pagesave per fermeret. Ose u thote ju ka lene qeveria pa uje, nderkohe qe drejtorine e ujesjellesit per ate zone e ka nje figure e partise se Monikes. Keshtu qe mos i'a qani hallin opozites, te pakten per Elbasanit, se ne Elbasan opozita ka filluar fushaten”, ka deklaruar Taulant Balla.
Reagimi i tij u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit në Partinë Socialiste.
Dje Monika Kryemadhi ishte e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri në Rrajcë të Prrenjasit.
"Ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra.
Njëkohësisht mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë."
Kjo eshte përplasja e radhës me deklarata mes PS-së dhe LSI-së në vazhden e shumë të tjerave si ajo me Tahirin e Luan Ramën, apo Kryemadhit me Nikollën.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO