Skuadra katalanase, duket se po bën plane për të zëvendësuar yjet e sulmit, duke kërkuar të rinj që të vlejnë për ato vende që sot mbahen nga treshja e yjeve botëror, Messi, Suarez dhe Neymar.
 
Sipas medias gjermane “Bild”, përfqësues të Barcelonës kanë kontaktuar me menaxherin e sulmuesit 20 vjeçar që luan për Borusia Dortmund, Ousman Dembele.
 
Lojtari ka shfaqur talent tek Borusia ku gjatë këtij sezoni u aktivizua në 32 ndeshje dhe shënoi 6 gola dhe shihet si një nga yjet e ardhshme të sulmit.
 
Për këto arsye dhe për të evituar konkurencën në të ardhmen, Barcelona ka bërë gati ofertën prej 90 mln euro për futbollistin i cili një vit më parë kishte refuzuar të luaj në “Kamp Nou”, me arsyen se nuk do kishte hapsirat e nevojshme, shkruan Bild.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com