​Basha ironi Ramës  e Metës: Njëri
i bie daulles, tjetrit i ngeli të kërcejë

​Basha ironi Ramës  e Metës: Njëri<br />i bie daulles, tjetrit i ngeli të kërcejë
KUKES-Nga Kukësi, Basha ka ironizuar kundërshtarët politikë Rama e Meta.

Në hapjet e fushatës elektorale në Kukës, Basha tha se prej 5 ditësh fushatë, Rama e Meta nuk kanë lënë gjë pa bërë për të tërhequr vëmendjen nga ekonomia e rënduar e vendit.

Duke nisur nga video e djeshme ku Meta i binte daulles në Kukës, Basha shprehet se tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër, vetëm që njëri t’i bjerë daulles dhe tjetri të kërcejë.
 
 “Ja kam thënë para 5 ditësh që s’do lejë gjë pa bërë vetëm ta heqë vëmendjen nga papunësia, po ben karikatura me elefantë e me zebra, basketboll…Se ai tjetri erdhi me daulle dje e patë besoj, ky tjetri do kërcejë se s’i ka ngel gjë tjetër tani, estrade…Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe cinike e një njeriu që nuk guxon të hapë gojën për papunësinë”.

Kreu i opozitës gjithashtu ka thumbuar Metën se mund t’i bjerë sa do të dojë daulles, por për SH.P.K.-në e tij nuk ka për të pasur më shi.
"Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t’i bjerë sa të dojë daulleve”,  tha Basha.

Basha akuzoi se qeveria ka lënë në harresë veriun dhe se ai do të jetë kryeministri që do të bëjë një Shqipërinë.
Sa here jemi takuar ne këto katër vite. Lajtmotivi është se s’ka para, ekonomia është në pikiate dhe kuksianët janë harruar e diskriminuar. Kjo qeveri i ka ndarë shqiptarët në të djathtë e të majtë, jugor e verior që i ndan si të ishte pushtues jo qeveri që duhet të mendojë për gjithkënd. Une do i jap fund diskriminimit krahinor. Në Republikën e Re, jug e veri, lindje, perëndim do të jenë një.”

Sipas Bashës, Rama ka kapitulluar në Kukës.
Keq i ka punët Rama dhe i shmanget përballjes kudo. Kjo sepse s’ka asnjë bilanc pozitiv apo fjalë të mbajtur. Sa i përket Kukësit as nuk paska ardhur edhe pse rrugën ja kemi bërë. Rruga ka mbaru, kandidatet e Ramës kanë mbetur në Mirditë. Ky është kapitullimi i Ramës në Kukës dhe flamur i bardhë i Republikës së Vjetër të kapitulluar”. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë