​Basha kërcënon Veliajn: Kërmë
do të vijë dita shumë shpejt

​Basha kërcënon Veliajn: Kërmë<br />do të vijë dita shumë shpejt
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra në adresë të tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrejtin social Facebook, Basha kërcënon Veliajn, se po shpif me të njëjtën lehtësi ashtu siç shkel mbi gjakun e fëmijëve në Sharrë dhe se do ti vijë dita shumë shpejt.

Reagimi i kreut të PD-së vjen pasi Erion Veliaj ka thënë se, “Bashës do ti duhen 12 vjet për të ardhur në pushtet. Opozita e sotme përfaqësohet nga familja e kryetarit dhe se PD po menaxhohet si biznes familjar”.

Veliaj i ftuar në emisionin “Studio e hapur” nga Eni Vasili, hodhi akuza të ashpra në drejtim të Bashës për afera korruptive me lejet e ndërtimit në Tiranë, të cilat sipas tij menaxhoheshin nga kunati, vjehrri e familjarë të tjerë, në periudhën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

Statusi i Lulzim Bashës në Facebook
Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt...

ba-ve

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre